Ajo nuk asht refugjate, as viktimë e fatit.
Ajo quhet Tarja Halonen, presidente e Finlandës nga viti 2000 deri në vitin 2012.
Megjithatë, në këtë foto, ajo shihet e ulun në rrugë, e veshun me tesha të vjetra, tu I ngja ma shumë nji njeriu të pastrehë.
Jo, ky veprim nuk asht noj lojë e ndonji shfaqje teatrale.
Nuk asht as provokim.
Ky nuk asht as edhe nji përpjekje për me tërhekë vëmendjen.
Asht thjesht nji qasje e saja e heshtun, radikale dhe e thellë.
Tarja Halonen zgjodhi me përjetu për nji ditë atë që mijëra njerëz përjetojnë gjatë gjithë jetës së tyne: Vetminë.
Padukshmërinë.
Të ftohtin që përçohet në kocat, jo vetëm sepse asht ftohtë, por sepse askush nuk t’i hedh sytë.
Presidentja dote me ndje në trupin e saj atë që shpesh injorohet në mendje.
Dhe donte që edhe bota ta shihte.
“Edhe unë kisha me mujt me kenë lypëse ose refugjate.
Por fati më banii presidente.
Kjo asht arsyeja pse ndiej empati të thellë për ata që nuk ishin aq me fat.”
Ajo nuk po kërkon duartrokitje.
Ajo nuk po kërkon foto në gazeta.
Ajo thjesht u përpoq të mos harronte.
Gjatë mandatit të saj, Finlanda ishte vazhdimisht ndër vendet ma të zhvillume në botë në fushën e arsimit, kujdesit shëndetësor, barazi sociale dhe cilësi së jetës.
Findlanda asht nji vend i vogël me dimna të pamëshirshëm dhe burime të kufizume, por me një zemër të madhe shërbimesh publike.
Dhe ajo zemër rreh edhe sepse ata që e udhëhoqën nuk deshën me u pasunu mbi të tjerët…
Sepse për funlandezët qeverisja nuk asht komandim nga lart.
Asht mirëkuptim nga poshtë.
Asht kujtesë, se pushteti nuk á me fitu medalje personale.
Asht vetëm përgjegjësi.
Dhe përgjegjësia ma e madhe asht mos e hupë kurrë empatinë tande për njerëzimin.
Mos u rrej kurrë se privilegji asht meritë.
Mos harro kurrë ata që janë jashtë, ndërsa ti je brenda.
Mos ia kthe kurrë shpinën dhimbjes, edhe kur gjithça të mbron prej saj.
Tarja Halonen nuk bani nji shfaqje dramatike në dukje.
Ajo banu nji gja ma të rrallë: Ajo zgjodhi të ndiente.
Përshtati në Gegnisht Denata Rroji
𝐏𝐢𝐜𝐜𝐨𝐥𝐞 𝐒𝐭𝐨𝐫𝐢𝐞
Burimi/Facebook/Gegnisht /Denata M Rroji


Leave a Reply