Në moshën 40 vjeç, Franz Kafka ishte i pamartuar, pa fëmijë dhe po ecte vetëm në një park të Berlinit kur takoi një vajzë të vogël që qante. Ajo kishte humbur kukullën e saj të preferuar.
Kafka i ofroi ndihmë për ta kërkuar, por nuk mundën ta gjenin. Pastaj i tha të kthehej të nesërmen: do të vazhdonin kërkimin së bashku.
Të nesërmen, ai i solli një letër “të shkruar” nga kukulla:
“Të lutem mos qaj. Kam shkuar të shoh botën. Do të të shkruaj për aventurat e mia.”
Që nga ai moment, filloi një histori që zgjati deri në fund të jetës së Kafkës. Çdo ditë, ai i lexonte vajzës së vogël letra të reja nga kukulla, plot udhëtime, zbulime dhe dashuri.
Në fund, ai i dha asaj një kukull “të kthyer nga larg”.
“Por ajo nuk duket si imja…” tha vajza.
Kafka i dha asaj një letër të fundit:
“Udhëtimi më ka ndryshuar.”
Vajza përqafoi kukullën e re dhe shkoi në shtëpi duke buzëqeshur.
Një vit më vonë, Kafka vdiq. Shumë vite më vonë, tashmë ajo vajzë ishte rritur, gjeti një shënim të vogël të fshehur brenda kukullës. I nënshkruar nga Kafka, aty shkruhej:
“Gjithçka që do mund te na humbasë.
Por dashuria do të na rikthehet… në një formë tjetër.”
Burimi/Facebook/Faqe Me Muzike Shqiptare


Leave a Reply