Lisa Anton Brunga, skiatorja me origjinë nga Mirdita, e lindur dhe e rritur në Kanada, do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, nga 6 deri më 22 shkurt 2026.
🔆Lisa jeton në Toronto dhe është formuar sportivisht në një nga sistemet më serioze të skive alpine në Amerikën e Veriut. Që fëmijë u rrit mes disiplinës së stërvitjes, shkollës dhe garave, duke ndërtuar hap pas hapi një profil konkurrues në sllallom.
Ditët e fundit ajo konfirmoi formën me dy rezultate shumë të mira në garat FIS, vend i tretë dhe vend i gjashtë në sllallom, rezultate që flasin për potencial real olimpik, jo për rastësi.
🔰Zgjedhja për të përfaqësuar Shqipërinë nuk ishte marketing dhe as oportunizëm. Dy vite më parë Lisa u angazhua vetë në një fushatë për mbledhje fondesh në ndihmë të Federatës Shqiptare të Skive, një akt i rrallë përgjegjësie për një sportiste të re.
Ajo zgjodhi flamurin shqiptar sepse identiteti nuk matet me pasaportë, por me rrënjë, kujtesë dhe përgjegjësi morale ndaj vendit nga vjen familja.🇦🇱
✅Lisa Brunga është sportistja e parë nga Kanadaja me origjinë shqiptare që përfaqëson Shqipërinë në një Olimpiadë Dimërore.
Ky është një moment simbolik për sportin shqiptar, por edhe një mesazh i qartë për diasporën, talenti rritet në botë të qytetëruar, por kthehet te rrënjët kur ka vetëdije.
Flamuri nuk zgjidhet kur është i lehtë, por kur ka peshë.
Talenti të çon larg, identiteti të tregon kush je.
Suksesi ka vlerë kur e ndan me vendin tënd.
🔆Kur një vajzë e edukuar dhe e formuar në Perëndim zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë, ajo nuk kërkon favore, ajo i jep vendit dinjitet.
➖Lisa Anton Brunga i jep zë një brezi që nuk harron rrënjët, edhe kur ecën në pistat më të vështira të botës.
🙏Mirënjohje për zgjedhjen, respekt për punën, suksese në Milano Cortina 2026. Shqipëria është me ty.🔆🇦🇱
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply