Ishte 73 vjeçe kur mori përdore një grup fëmijësh.
Fëmijë me gishta të prerë, trupa të shtrembëruar nga lodhja dhe sy që kishin parë tashmë tepër.
I udhëhoqi për më shumë se dyqind kilometra, në këmbë, nën diellin e korrikut.
Deri te dera e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Pankartat shkruanin:
“Duam të shkojmë në shkollë, jo në minierë.”
Ishte viti 1903.
Amerika ndërtonte rrokaqiej dhe pasuri, por nën themelet e shkëlqyera fshihej sakrifica e heshtur e më të vegjëlve.
Fëmijë që punonin që në moshën pesëvjeçare, të ngjeshur mes ingranazheve të fabrikave, të mbyllur në miniera, të shtypur nga një barrë që asnjë fëmijë nuk duhet ta mbajë.
Humbnin gishta, frymë dhe fëmijëri.
Dhe vdisnin në heshtje.
Ishte normale.
Ishte çmimi i përparimit.
Pastaj erdhi ajo.
Mary Harris Jones. Por të gjithë e quanin Mother Jones.
Pa titull, pa post. Vetëm një grua.
Një grua që kishte humbur gjithçka.
E lindur në Irlandë, emigroi në Shtetet e Bashkuara.
Katër fëmijë. Një bashkëshort. Të gjithë vdiqën, njëri pas tjetrit, brenda një jave në vitin 1867, të marrë nga ethet e verdha.
Ajo ishte tridhjetë vjeçe.
U përpoq të niste nga e para.
Por katër vjet më pas humbi gjithçka sërish, kësaj here në zjarrin e madh të Çikagos.
Që nga ai moment, ajo nuk u përpoq më të fillonte nga e para.
Dhe nisi të luftonte.
Për gjashtëdhjetë vjet, ajo ishte zëri i atyre që nuk kishin zë.
Minatorë, punëtorë, të veja dhe fëmijë.
Shkonte kudo ku kishte padrejtësi.
Fliste me fjalë të thjeshta, por askush nuk guxonte ta kundërshtonte.
Pronarë, gjyqtarë, policë: të gjithë e kishin frikë.
Por te fëmijët e fabrikave të tjerrjes ajo pa padrejtësinë më të egër.
Trupa tepër të vegjël, sy tepër të lodhur.
Trembëdhjetë orë në ditë mes pluhurit, zhurmës dhe gjakut.
Ata nuk njihnin lojën.
Vetëm punën.
Atëherë bëri atë që askush nuk e priste, organizoi një marshim.
Nga Filadelfia në Oyster Bay, rezidenca verore e Presidentit Roosevelt.
Mbi dyqind kilometra. Në këmbë.
U deshën tre javë.
Ajo ecte pranë tyre, çdo ditë.
Dhe në çdo ndalesë fliste.
Tregonte duart e plagosura të fëmijëve.
Dhe thoshte:
“Këto duar qepin këmishët tuaja. Por nuk dinë as të mbajnë një laps.”
Gazetat nisën t’i ndiqnin.
Fotografi të fëmijëve me fasha, të përkulur e të heshtur.
Dhe Amerika pa.
Dhe Amerika, për herë të parë, nuk mundi të kthente kokën nga ana tjetër.
Kur arritën te rezidenca presidenciale, porta mbeti e mbyllur.
Roosevelt nuk i priti.
Por nuk kishte më rëndësi.
Fara ishte mbjellë.
Ligji që do të ndalonte punën e fëmijëve do të vinte vetëm pas dekadash.
Por ai marshim kishte bërë tashmë diferencën.
I kishte hapur sytë.
Kishte tronditur ndërgjegjet.
Mother Jones vazhdoi të ecë.
Deri në moshën 93 vjeç.
U arrestua, u dëbua, u kërcënua.
Por kurrë nuk u ndal.
Sepse kur humb gjithçka, ke dy zgjedhje, të shuhesh ose të ecësh.
Dhe ajo zgjodhi të ecte me ata që askush nuk donte t’i shihte.
Sepse fëmijët nuk janë bërë për fabrika. Janë bërë për të filluar jetën me fëmijërin, për të mësuar!
Janë bërë për të jetuar!
Burimi/Facebook


Leave a Reply