U bëra kureshtare se përse një djalë kaq i ri që mund të ishte im bir donte të ishte miku im. Çfarë të veçante paska vallë profili im ? Kështu që pranova. Filloi të më nisë mesazhe në privat. Tepër i sjellshëm , më përshëndeti dhe unë iu përgjigja.
Më pyeti për moshën e meqë nuk më pëlqen të gënjej apo të bëj koketën , i thashë të vërtetën. Më tha se isha shumë e bukur. (Duhet ta pranoj se komplimentat e tij më pëlqenin) . Vazhduam të shkruheshim për ca kohë, pastaj papritur më pyet nëse mund të flisnim për “gjëra të rriturish” . “Epo, mirë” i thashë .
M’u përgjigj me këtë emoji 😈 dhe më tha ; “Faleminderit bukuroshe. Fillo ti e para”.
Fillova t’i tregoja se më dhimbnin gjunjët, ijet dhe shpina kur bën shumë ftohtë ose bie shi, se më enjten këmbët, se vuaj nga artriti, pagjumësia dhe shpesh më zë ngërçi, sidomos kur jam duke fjetur…
Po prisja përgjigjen e tij.
Nuk e mora vesh se ç’ndodhi.
Më bëri bllok… bohh, duan të flasin për gjëra të rriturish e kur ua thua tremben!!!
Nga web
Burimi/Facebook


Leave a Reply