(Me maturantet e vitit 1956 të shkolles pedagogjike “Sh. Juka” të Shkodres)
Nëse njeriu do të kerkojë e mendojë per vitet ma te bukura te jetes, patjeter do t’u drejtohet atyne të shkolles.
Në qershor të vitit 1956, prej shumë nxanësve që filluan shkollen e mesme pedagogjike, arritëm ta perfundojmë ate, vetem 52 ,të ndamë në dy klasa, A dhe B.
Ishim të gjithë prej familjeve të njohuna dhe me emen të rrespektuem të Shkodres, qytet me nivele të nalta të artit, kultures dhe sportit. Me diftesen è pjekunisë dhe diplomen e mësuesit filluem punen në rrethe të ndryshme të vendit, si në Lezhë, Pukë, Kukës, Mirditë, Tropojë, Mat e deri në Skrapar.
Per jeten e nxanësve dhe veprimtaritë e kësaj shkolle, shoku i jonë, shkrimtari Isa Alibali në bashkëpunim me L. Luka dr. prof Kolë Tahiri dhe G. Llazani si dhe me materialet që solli sejcili nxanes per vete, shkroj e botoj librin me titull:”Ne pedagogjikasit e ’56-tes”
Une me kete shkrim do të ndalem në nji moment kujtimesh disi të veçantë.
Maturantët e vitit 1956 kane ba takime të organizueme çdo 10 vjet (ndoshta e vetmja në vendin tonë). Në çdo 5 vjet janë ba edhe takime ma te vogla persa i takon veprimtarive.
Në këto takime silleshin kujtime të kalueme në shkollë si mësimi, ekskursione, shetitjet në Pjacen tonë të bukur dhe karakteristike, filmat, mramjet e vallëzimit, shoqenite, miqësitë, simpatitë e vogla etj si dhe puna si mësues të rij në shkolla të ndryshme të vendit.
I pari takim mas 5 vjetesh ishte ai i organizuem në veren e vitit 1961 në shpinë e shokut tonë Myfit Gjylbegut (baba i kangtares Rosela). Këtu u muer vendimi per organizimin e takimeve çdo 10 vjet.
Dhe kështu u ba!
Në qershor të vitit 1966 u ba takimi i parë jubilar 10 vjeçar… me vazhdu ma tej me takime tjera në vitet 1976 ,1986 ,1996, deri tek ai i 18 qershorit të vitit 2016.(60- vjetori)
Meritë per organizimin e këtij takimi, pati Isa Alibali, Ruzhdi Anamali, Lali Kuka dhe Leopold Shkreli si dhe moderatorja e talentueme Merita Smaja. Per dy ditë organizuem veprimtari nga ma te ndryshmet, të cilat edhe Televizioni shtetnor RTSH i evidentoj me nji dokumentar.
Prej ketij viti e në vazhdim kanë lanë jetën tokësore dhe janë në jetën qiellore: Ferdinand Paci – (mesues è piktor), Agetina Kosmaqi, Angjelin Deda – +arbiter volejbolli), Anton Gjeka, Benjamin Deda, Bep Jubani – (arkeolog), Bep Pogu- (fizarmoniçist), Bernard Franja, Eduard Çurçija, Fiqret Bala, Fiqrete Agaj-(kangtare), Gazmend Llazani, Gjergj Abati, Gjovalin Doçi-(fizarmoniçist), Gjovalin Pavaci – (antikuarist), Gjysepina Shiroka, Njac Deda, Isa Alibali, Jolanda Vila, Loro Mazi, Luçie Abati, Luçie Bushati, Muhamet Kalaci, Myfit Gjylbegu, Robert Kroqi, Rrok Kurti, Skender Osmani-(basketbollist ),Viktor Paloka, Skender Shabani, Faruk Omari, Fatmir Muzhani, Fatime Hoti, Lumnije Barbullushi, Dorotea Luka .
***
Jetojmë dhe presim me besim e shprese se në qershor të këtij viti të mblidhemi për 70 -vjetorin e marrjes së matures ku mund të marrim edhe çertifikaten si matura Ginnes e vetmja në vendin tonë. Mirë u takofshim:
B. Buca, F. Radovani, J. Laca, K. Tahiri, K. Gera, M. Mosi, N. Luli, S. Bushati.
-në foto: Ruzhdi Anamali, Lali Kuka e Leopold Shkreli tuj diskutu për organizimin e takimit të 70 vjetorit – qershor 2026

Burimi/Facebook


Leave a Reply