🌏Bordi i Paqes: çfarë është dhe pse kjo që po ndodh sot nuk ekziston juridikisht?
Bordi i Paqes është një nismë shumëpalëshe e mbështetur nga SHBA, me pjesëmarrjen e mbi 40 shteteve, që synon koordinim politik, diplomatik dhe strategjik për stabilitet global dhe menaxhim krizash.
Nuk është forum simbolik. Është mekanizëm serioz, me marrëveshje të firmosura, protokolle të qarta dhe përgjegjësi shtetërore.
🛜Disa vende refuzuan ose u tërhoqën, pikërisht sepse kërkonin qartësi juridike, transparencë politike dhe përfaqësim real të nivelit të lartë.
Pa firmë, pa akt formal, pa dokument të nënshkruar, nuk ka çfarë të ratifikohet.
➖Çfarë po voton sot Parlamenti shqiptar?
Asgjë juridikisht ekzistuese.
Një procedurë e sajuar, një akt i zbrazët, një votim politik për të mbuluar mungesën e Kryeministrit aty ku duhej të ishte.
E vetmja mënyrë që ratifikimi të ishte i vlefshëm sot, do të ishte kjo, Kryeministri të shkonte në Davos, të firmoste marrëveshjen dhe ta përcillte zyrtarisht në Tiranë, qoftë edhe elektronikisht, siç bëjnë të gjithë liderët normalë.
🔻Ai nuk shkoi.
Arsyetimi i dhënë është politikisht banal dhe institucionalisht skandaloz
Nëse për një darkë private mohon një akt që vetë e quan “moment historik”, atëherë nuk meriton të jetë Kryeministër.
Nëse gënjeu Parlamentin për të mbuluar mungesën, atëherë kemi një shkelje tjetër morale, por jo të re, sepse kjo është sjellje e përditshme.
🛜Kontrasti i fortë: Kosova
Presidentja e Kosovës ishte aty. Firmosi. Mori përgjegjësi.
Prania e saj i dha peshë reale procesit dhe e nxori Shqipërinë zbuluar, jo Kosovën.
Sot Kosova duket shtet serioz, Shqipëria duket figurante.
🌘SHBA, Trump dhe Rama
Trump fton shtete, jo individë. Por individët peshohen.
Dhe Rama ka tre hije të rënda mbi vete
🔻Afera McGonigal
🔻Lidhjet me grupe kriminale dhe trafik droge
🔻Manipulimi i zgjedhjeve
SHBA funksionon ndryshe nga Europa
Diplomacia, politika dhe drejtësia janë të pavarura, por veprojnë në sinkron kundër fenomeneve, jo individëve rastësorë.
✅Rama u ftua për protokoll. U anashkalua politikisht.
Dhe kur drejtësia amerikane godet, nuk pyet nëse je mik i Sorosit, Macron-it apo i askujt.
♦️Miku i Sorosit nuk mund të jetë mik i Trump-it.
Macron dhe Rama janë në anën e gabuar të boshtit amerikan.
🔰Legjitimiteti nuk votohet, fitohet.
Pa firmë nuk ka shtet, pa shtet nuk ka Kryeministër.
Diplomacia nuk toleron improvizimin, vetëm përgjegjësinë.
🔴Një Kryeministër që mungon në momentin historik që vetë e shpall, ka hyrë në spiralën e fundit politike.
🔴Kjo nuk është më çështje protokolli, por fundi i një modeli pushteti që jeton me improvizim, gënjeshtër dhe fasadë.
Si studiues i diplomacisë europiane dhe amerikane, kjo situatë lexohet qartë:
➖Rama nuk po përjashtohet rastësisht. Po izolohet me metodë.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply