Shqipëria nuk drejtohet më nga ligji. Drejtohet nga një regjim. Një regjim që ka shkatërruar çdo rregull loje dhe e ka kthyer shkeljen e ligjit në normë qeverisjeje. Ky regjim ka emër, ka drejtim dhe ka një kryetar absolut: Kryeministrin.
Sot nuk kemi thjesht një shtet që nuk funksionon. Kemi dy shtete: një shtet formal për fasadë dhe një shtet real, kriminal, të nëndheshëm, që komandon gjithçka. Shteti formal ekziston vetëm për propagandë dhe mashtrim ndërkombëtar. Shteti i nëndheshëm ekziston për pushtet, pasuri dhe kontroll total.
Të gjitha institucionet e Republikës janë të kapura. Parlamenti është kthyer në noter të Kryeministrit. Qeveria është zyrë shërbimi e oligarkëve. Administrata është ushtri frike. Drejtësia është e gjymtuar, e shantazhuar dhe e dekonspiruar. Asgjë nuk ndodh pa miratimin e pushtetit real.
Operacionet e SPAK-ut dhe BKH-së dekonspirohen sepse krimi nuk rrethohet nga shteti – krimi është shteti. Rasti i Call Center-it në zemër të Tiranës nuk është dështim operacional, por provë politike. Informacioni ka dalë nga brenda, nga lart, nga vetë struktura që duhej ta garantonte sekretin. Kjo është prova se shteti kriminal është më i fortë se ligji.
Pyetja nuk është më “si ndodhi”, por “kush e lejon”. Dhe përgjigjja është e qartë: Kryeministri. Pa lejen e tij, pa kontrollin e tij, pa sistemin që ai ka ndërtuar, asnjë krim i madh nuk mbijeton, asnjë aferë nuk mbulohet, asnjë dosje nuk zhduket.
Në këtë regjim, korrupsioni nuk është devijim Është metodë qeverisjeje. Varfëria nuk është dështim Eshtë instrument sundimi. Terrori shtetëror nuk është aksidental Është politikë e qëllimshme. Droga, krimi dhe degjenerimi nuk luftohen Ato menaxhohen, mbrohen dhe përdoren.
Kushtetuta është copë letre. Ndryshohet sa herë që e kërkon mafia politike. Ligjet bëhen për oligarkët. Gjykatat kërcënohen publikisht nga Kryeministri. Prokurorët shantazhohen. Mediat blihen. Deputetët heshtin. Kush flet, goditet. Kush kundërshton, përjashtohet. Kush reziston, izolohet.
Ky nuk është pluralizëm. Ky është autoritarizëm me kostum evropian. Një regjim që shet integrim, por prodhon emigrim. Që flet për demokraci, por sundon me frikë. Që flet për shtet ligjor, por drejton një mafiashtet.
Populli nuk është budalla. Populli është i lodhur, i varfëruar dhe i frikësuar. Për këtë arsye ikën. Kurbeti nuk është zgjedhje personale, por politikë shtetërore për zbrazjen e vendit dhe mbijetesën e regjimit.
Sot shpresa nuk vjen nga brenda këtij sistemi të kalbur. Vjen nga rrëzimi i tij. Vjen nga presioni ndërkombëtar, nga ndryshimet globale dhe nga fundi i mbrojtjes politike që e ka mbajtur këtë regjim në këmbë.
Ky regjim nuk reformohet. Ky regjim rrëzohet.
Dhe historia e ka treguar:
asnjë MAFIA-Shtez nuk zgjat përgjithmonë.
Shpresa vdes e fundit. Dhe regjimet bien qoftë duke u mbytur në zullumin e vetë regjimit
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply