Nga: Fatmir Merkoçi
“Krahu i djathtë” nuk u largua. U evakuua. Si provë që digjet kur zjarri afrohet. Në momentin që dosja Agaçi u mbyll dhe akuzat ishin gati, Rama bëri atë që bën çdo pushtet kriminal kur e kupton se ora ka ardhur: hoqi dëshmitarin nga skena. Pa zhurmë. Pa shtet. Pa turp.
Agaçi nuk kishte imunitet. Rama nuk kishte më kontroll. Prandaj zgjodhi metodën e fundit të pushteteve në panik: arratisjen e bashkëpunëtorit. Jo për ta shpëtuar. Por për të blerë kohë. Sepse Agaçi në pranga nuk do të ishte i pandehur. Do të ishte provë e gjallë.
Inceneratorët nuk janë skandal. Janë infrastrukturë krimi. Dhe Agaçi ishte nyja administrative. Nyjat nuk dalin në konferenca shtypi. Nyjat hiqen nga qarkullimi.
Rrjedhja e informacionit nuk është “problem sigurie”. Është politikë shtetërore. Kush është i Ramës, ikën. Kush nuk arrin të ikë, digjet. Regjimi nuk mbron njerëz. Regjimi mbron vetëm kokën e vet. Dhe Rama e di mirë: njerëzit që i ka ngritur, i ka ngritur mbi krim. Dhe njerëzit e ngritur mbi krim, nën presion, flasin.
Sot Rama nuk sundon. Ai administroi frikën për vite, tani frika po administrohet kundër tij. Çdo ditë humbet një hallkë. Një emër. Një mburojë. Ai duket ende në ekran, por pushteti i tij është bosh. Është dekor që pret goditjen finale.
Mandati i katërt ishte arrogancë. Dhe arroganca është gjithmonë gabimi i fundit. Sepse për herë të parë Rama u përplas me një drejtësi që nuk i ka borxh asgjë. SPAK-u nuk ka nevojë për fjalë. Ka dosje. Me mbështetje amerikane, me FBI dhe DEA në terren, me bashkëpunim ndërkombëtar, ky nuk është më teatër lokal. Është proces real e gjithë përgshirës
Rama ndërtoi një MAFIA-SHTET dhe e shiti si modernizim. Shqipërinë e trajtoi si pronë personale, institucionet si dekor, ligjin si shaka. U vetëshpall lider rajonal ndërsa krijoi një shtet që funksionon vetëm për pak njerëz dhe kundër të gjithëve të tjerëve. Narcizmi e çoi deri në vetëbesim grotesk: tallje me aleatë, ironi ndaj SHBA-së, e vetë Trump, sjellje provinciale me arrogancë primitive
Këtu e humbi lojën. Sepse krimet e brendshme mund t’i menaxhosh për ca kohë. Gabimet gjeopolitike nuk falen.
Sot Rama nuk po lufton opozitën. Ai po lufton kohën. Dhe koha nuk negocion. Prandaj po largon bashkëpunëtorë, po mbyll gojë, po shkurton zinxhirë. Sepse e di, mjafton një hallkë të çahet Dhe i gjithë zinxhiri shembet. Në çdo tender, në çdo kullë, në çdo aferë, në çdo përgjim, është gjurma e tij. Kjo nuk është retorikë. Është dokumentim.
Diktatorët nuk rrëzohen me protesta partish Rrëzohen kur arkivat hapen. Kur populli rrebelohet Dhe fundi i tyre nuk është dramatik. Është banal. Tama është tashmë Një emër në një dosje. Një njeri që pret thirrjen nga drejtësia
Rama nuk ka më rrugë përpara. Ka një rrugë pa kthim Dhe ajo rrugë është drejtësa.
Ora po troket. Jo për Ramën. Jo për sorosianët e shqip-folësit.
Ora po troket tashmë për shqiptarët.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply