Kishte ardhur një fallxhore në fshatin tonë kurbatka ju thoshin.
Po hidhte një fall në filxhan.
Zonjën Naslie e quanin ne i thoshim hallo Naslie. po hidhte fall e gjora po nuk dëgjonte mirë nga veshët .
Filloj ajo do vijë një mik, e do vijë një zonjë do kesh një mirësi ,mund të kesh edhe një qeder të vogël .Më bëhet këtu sikur një pulë do ta hajë dhelpra.
Atje daltë tha kjo hallua!
Punë e madhe për një bythë pule!
Pastaj i tha është një këtu po nuk po e ndaj dot burrë a grua të paska inat.
Po një çikë më shkon mëndja tha kjo hallua po nuk e ndaj dot,shikoje mirë çfar është burrë a grua.
Hanko të keqen tha kurbatka nuk e ndaj dot.
Unë aty pranë isha 5-6 vjeç i thashë hiqi pantallonat ta ndash çfar është.
Tutje more lanet !
Fëmijë i prap.
Pastaj vazhdoi më tutje fallxhorja është një inatin ta ka po nuk ka ç’të bën hanko të keqen munë ti hash.
Kjo e gjora nga që nuk dëgjonte mirë i tha të keqen e gojës ashtu qoftë!
Unë po qeshja me të madhe .
Ç’ke more rrufjan më tha hallo Naslia ?
Mezi e mblodha vehten nga të qeshurat i thashë,
kjo kurbatka të tha ti hash munë ati njeriut keq jo ai tyj.
Pastaj halla Naslia iu lëshua me shkop kurbatkës.
Po ti lanet je më tha mua, me shejtanllëke merrssh.
Jo moj hallo ajo deshi ta hidhte ty,mirë të nuk të bëra keq .
Burimi/Facebook


Leave a Reply