Në një ditë me shi dhe tone gri, famullitari i Famullisë “Zoja e Shkodrës”, Dom Vlash Palaj, ka zgjedhur të rikthejë ngjyrat përmes artit dhe restaurimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndan një moment intim pune artistike, ku shfaqet duke restauruar një ikonë të Zojës me Fëmijën, simbol i besimit, mëmësisë dhe shpresës.
“Disa gjana, kur të mungojnë, të kujtohen… Ditë me shi, gjithçka gri… e kështu më ra ndër mend për ngjyra”, shkruan Dom Vlash Palaj, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga procesi i restaurimit. Një reflektim i thjeshtë, por me ngarkesë të fortë simbolike, që lidh artin me gjendjen shpirtërore dhe nevojën për dritë në përditshmëri.
Restaurimi i ikonografisë fetare nuk është vetëm akt estetik, por edhe ruajtje e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore. Përmes këtij gjesti, Dom Vlash Palaj përcjell një mesazh qetësie, përkujdesjeje dhe rikthimi te vlerat, në një kohë kur shoqëria ka nevojë për më shumë ngjyra, kuptim dhe reflektim.
Burimi/Facebook/Shkodra Zone


Leave a Reply