Si tha Trumpi? “Duhet ta blejmë Groenlandën, se nuk e duam Rusinë si fqinjen tonë!”.
Për fat të mirë, shumë amerikanë kanë mbetur në klasë në gjeografi.
Përndryshe, dikush do të kujtohej që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë aq pranë sa, në Ngushticën e Beringut, mund t’i kërkosh një filxhan sheqer tjetrit duke bërtitur nga dritarja.
Ishujt Diomede janë vetëm 3.8 kilometra larg: në një ditë me mot të kthjellët një rus mund t’ia bëjë me dorë një amerikani dhe t’i ulërijë:
“Hej! Ulja zërin asaj muzikë country!”.
Pa këtë amnezi legjendare gjeografike, askush nuk do ta kishte marrë seriozisht këtë kryevepër të strategjisë globale improvizuese.
Çfarë geopolitike! Këtu jemi në derexhenë “bleje Groenlandën dhe shpreso që askush të mos hapë ndonjë hartë”.
Morali: para se të blesh territore, ndoshta do të ishte mirë të investoje në një atlas.
Qoftë edhe të përdorur. Dhe me figura.
Salvatore Granata


Burimi/Facebook/Selim Kurti


Leave a Reply