Nuk munda ta ndjek ne premieren e dhene ne Shkoder, ne teatrin “Migjeni”, ani pse e shtrenjta shoqja ime e viteve studentore ne po te njejtin kurs te aktrimit, me pati ftuar ta shihja. Por e pash ne Tirane. Dhe u shmalla. Ndonese dite shiu me rrebesh, nuk mund te rrija pa shkuar…
…Pertej historise se jetes se SHENJTORES sone, pertej atij misioni qe Hyjnia ia pat ngarkuar, pertej dhembshurise se jashtezakonshme ne ndihme te njerezve te semure, te mjere, te pastrehe, lebroze, ne zgrip te vdekjes, mes minjsh, urise, poshterimit; pertej shpirtit te bute e poetik, deshperimeve te saj, pikellimeve dhe mallit per familjen, per kombin dhe shqiptaresine e saj – pertej ketyre e shume ideve qe vinin nga teksti i Bashkim Kozelit dhe regjise se Gezim Kames, ishte e para ajo, Justina Aliaj, qe me dha emocionin e shfaqjes. Ajo, qe na solli nje Nene Tereze ndryshe, diçka pertej imazhit tone, steriotipive qe ndertojme, madje edhe ndonje filmi te madh italian, te asaj gruaje te shkurter, te dobet, te vockel, qe flinte madje mes derrasave dhe tokes, qe mekonte te semuret, por qe ja, tek ajo perkorje e pashembullt dhe tek ai pakim trupor i saj, strukej nje shpirt i madh. Nje shpirt qe digjej ne miresi. Justina, perkundrazi, fizikisht eshte ku e ku larg shembelltyres se nene Terezes. Por ne teater perngjasimi fizik e plastik, jo se nenvleftesohet e tejkalohet, por nuk eshte kryesori. Nuk eshte gjaku, palca e rolit, fryma dhe shpirti i tij. Pikerisht kesaj Justina i meshoi. I meshoi atij mallengjimi njerezor, asaj thjeshtesie, dashurie, perulesie, atij devocioni, qe i dha shenjtores sone madheshti. Dhe e dyta, ajo nuk e “hyjnizoi” figuren. E dha si nje grua ne veprim, ne lufte e perpjekje. Madje, ne kundershtite e saj.
Aktrimi i saj qendroi mire, qysh ne fillim, ne anen sublime te personazhit. Dhe kjo spikati bukur mire te fjala, menyra se si ajo percillej te spektatori, qartesia e saj, emocioni. Vetepermbajtja, mbase kjo ishte ajo çka me la pershtypje me shume. Nje zoterim i plote i fjales. Pra, dhe i mendimit, ideve, mesazheve qe u percolle. Sigurisht teksti mund te perpunohej dhe me shume duke futur, perveç elementit rrefimor, edhe gjendje emocionale me te thelluara, perjetime dramatike te drejtperdrejta etj., sikurse koncepti regjisorial mund te provonte variacione mizanskenike, pa e lene aktoren thuajse gjithe kohes ne kembe, ne nje pozicion vetem rrefyes, te balleperballshem dhe recitativ.
Nuk eshte e lehte te luash ne nje monodrame. Je i vetem. Ti dhe fjala. Dialogun e nderton ti permes perfytyrimit dhe mendjes tende. Ti u jep fryme te tjereve. Ti thyhesh dysh dhe krijon partnerin e imagjinuar. Krijon dialogun. Narrativen. Dhe e vetme duhet ta mbash nen trysnine e emocioneve publikun.
E pra, publiku e ndoqi mes nje heshtjeje e vemendjeje te perqendruar FJALEN e nene Terezes se Justina Aliajt. Pa sakrificen e nje gruaje. Ndjeu shpirtin e saj. Degjoi frymen prej FRYMES. Dhe prandaj e duartrokiti Justinen. Ishte e plote, e hijshme, imponuese, e vetepermbajtur. Miteve tona kemi nevoje t’u rijapim jete, sepse prej tyre kemi marre jete. Kete beri dhe Justina me shenjtoren tone, duke marre prej saj, besoj, nje nga kenaqesite e mbrame e fort te embla te karrieres artistike…


Burimi/Facebook


Leave a Reply