
Namik Selmani
Kur vij larg nga udhë bote
E ndaloj te Odë e Luzhës.
Krenaria më rizgjohet
Vjen urim i ëmbël buzës.
Këtu zgjoj gjyshin e shtrenjtë.
Kujtoj djemtë plisabardhë.
Odë e Luzhës, monument
Me dhjetë breza zemërbardhë.
E gjerboj kafen e ëmbël
Ndërroj duhan me bacalokë.
Mes tupanit ia marr këngës
Çiftelinë e mbaj në dorë.
Prek me dorë furkën e gjyshes
E marr kalin si kreshnik.
Vij nga larg si dallandyshe
Si shqiponjë në fluturim.
Shtroj kuleçët nëpër sofra
Thur urimet si gërsheta
Dritë të re po marr te oda
Për dasmorët bëj buqeta.
Kurrë mos rëntë ai terr harrese
Nëpër vite historie.
Odë e Luzhës bisk pranvere
Palcë e fortë shqiptarie.
Burimi/Facebook


Leave a Reply