I dërguari i Kominternit në Shqipëri, Koço Tashko në vitin 1938 ka hartuar një raport mbi situatën politike dhe lëvizjen komuniste.Një fakt tjetër po aq i rëndësishëm që Koço Tashko sjell në këtë raport, lidhet me pyetjen: Kush e solli komunizmin (?)
Raporti jep të dhëna mbi përbërjen fetare të kuadrove të lëvizjes komuniste. Sipas tij, 98% e lëvizjes ishte në duart e të krishterëve, ndërsa popullsia ishte 70% myslimane. Në Korçë, në lëvizjen (në bërthamë) me mbi 300 anëtarë, kishte 2 ose 3 myslimanë; në Shkodër: 10 myslimanë nga 150 anëtarë. Kjo përbërje ishte përdorur nga regjimi zogist për të frenuar demonstratat e organizuara nga komunistët. Kështu, gjatë demonstratës së Korçës në vitin 1935, fshatarët myslimanë kishin rënë dakord që t’i bashkoheshin asaj. Por, autoritetet zyrtare propaganduan se myslimanët nuk kishin asnjë lidhje me komunistët e krishterë të Korçës, të cilët po demonstronin që të sillnin Greqinë në Shqipëri. Kjo bëri që fshatarët të ktheheshin dhe të mos merrnin pjesë në këtë demonstratë. Për të evituar këtë taktikë të ndjekur nga regjimi, drejtuesit e lëvizjes komuniste në Korçë, me rastin e zgjedhjeve të reja, menduan të organizonin një marshim vëllazërie dhe solidariteti përmes lagjeve të banuara nga myslimanët.
Në këtë raport theksohet gjithashtu se në radhët e ushtrisë shqiptare ekzistonte një numër simpatizantësh, të cilët e konsideronin veten komunistë dhe vepronin në mënyrë të fshehtë. Këta ushtarakë kishin tendenca anarkiste. Një pjesë e tyre shkonte për të luftuar në Spanjë në radhët e brigadave ndërkombëtare, kundër Frankos, ndërsa rreth 60 prej tyre u burgosën dhe pastaj u dëbuan jashtë ushtrisë.
Ndërsa në librin e Todi Lubonjës “Nën peshën e dhunës”, kur ky i fundit e pyet në burg se ku e gjete Enver Hoxhën që e solle në lëvizje, ai i përgjigjet duke qeshur se ne (duke nënkuptuar Grupin e Korçës), ishim të gjithë Kiço, Koço etj…
(Libri me dokumente është botim i 2020)
Burimi/Facebook/PRO GEGNISHTES/Fatmir Dilaveri


Leave a Reply