Kanë qeverisur me një rrëmet e babëzi të tillë plaçkitëse, si të ishte pushtimi i hordhisë tataro-mongole. Sikur përbrenda Rilindjes të zienin kazanë të mëdhenj me katranë mllefi ndaj këtij populli të rraskapitur. Kryetarin e Hordhisë së Rilindjes prej kohësh e perceptoj dhe vizualisht si kokë tullace Oktapodi. Nuk ka më asnjë mundësi spërdredhjeje, përpos se të japë dorëheqjen, para se t’a detyrojnë ta japë me pahir. Ndryshe, fat më të keq se Gruevski do ketë.
Prandaj, me bërryle mbështetur në tryezë, pres dorëheqjen. Dorëheqje nga frika, vetëkuptohet.
Nuk mund të shtyhet më epoka e sundimit të Kuçedrës! Ky është urimi më i mirë për fatin e Shqipërisë, që “Si i vdekuri nga varri”, pret të marrë udhën e mbrodhtësisë.
Dikush duhet t’ia hartojë atë dreq tekst dorëheqjeje…! Kjo qoftë ppp-ja e fundit e kësaj qeverie! Amen!
Burimi/Facebook


Leave a Reply