Vendimi i Malit për të mos takuar babanë e tij ka sjellë emocione në “Big Brother VIP Albania”. Në qendër të vëmendjes ishte Mal Retkoceri, i cili refuzoi një përballje publike me të atin, me të cilin nuk ka pasur asnjë komunikim prej 7 vitesh.
Pavarësisht mundësisë për t’u takuar pas kaq shumë kohësh, Mali u shpreh se nuk ishte gati për këtë hap, duke theksuar se një ditë takimi mund të ndodhë, por larg kamerave dhe presionit publik.
Ky qëndrim u mbështet menjëherë nga familja e tij jashtë shtëpisë. Nëna e tij, këngëtarja Violetë Kukaj, reagoi në rrjetet sociale duke shprehur krenarinë për vendimin e të birit: “Lum nana për ty, Zoti të rujtë”.
Edhe motra e tij, Njomza, reagoi duke publikuar një foto të Malit me një kurorë mbi kokë, si simbol i qëndrimit të fortë dhe dinjitoz të tij.
Duke refuzuar takimin publik, Mali tregoi se respekti për veten dhe për historinë e tij personale peshon më shumë se spektakli i momentit, një vendim që u vulos hapur me mbështetjen e nënës dhe motrës së tij.
Si mendoni a veproi mirë?



Burimi/Facebook/Llotaria Amerikane


Leave a Reply