Na shkodranët, kështû t mërguem, erdhëm në Venedik, shatëqind burra, njimijë e treqind fëmijë e njaq grá, sá pshtueme prei gjith aso popullsije qi kjeme. Ndigjoni të gjith, të kështênë e barbarë, bãmirësít e vërtet të Republikës Venedike, jo të lypuna me lutje, por qi ká prei natyre e nga zêmra e dashtun qi ká prei vullëndeti. Na kishim mbetë pá gojë, kah na i kishte xânë mârrja sŷt tue u gjetë përpara gjith kësajë madhnije; të pîm rrijshim përmbyzë tu kambët e fronit të Dogjes. I pám Dogje e Senatorë tue u pré në fëtyrë e me lot për faqe; lot qi né na shpëtuene e ata i nderuene, tue kênë shêj dhimbsunije e jo vûjtjeje; menjiherë na çojnë në kambë, e tue na ngushëllue me nji dashtní gjith mishrirë, na marrin ngrykë zêmërdhimbshëm; varrët tona me i pá, léhtas me i prekë ata deshtën, e si mjekë të mirë, shka na mbëshehshin në pellg të varrës, e kërkojnë e e zbëlojnë. Edhè këto besa mund të mjaftojshin sá për ngushllim e sá për nevojë tonën; porsè ndër Venediksit kaq âsht e gaçme prirja e bâmirsís, kaq e hapun zêmra kah mishrira, sa as s deshtne me na e zgjatë pritjen e të gjiths mjekimevet qi lypshin lëngimet tona, as me na lânë në dyshim me ç ndihma do të na njitshin dorën, por, shka mendja atnore kishte sajue, me nji herë nji vendim i Senatit kû mund të jétë ma i bukur, e shpalli: jo vetëm shkodranvet u dhânë gjytetsín, por venduen qi t’u vêheshin para të gjith qytetarvet tjerë; zyra të shumta financjare, komanda kështjellesh e vendesh tjera, nëpunsí fitimprûse, shpërblime jetsore, grada ushtarake me rrogë të mâjme, si mbas gjendjeje setëcillit i shênjuene, kështû qi s mbet kurrkush prei gjith popullsís e fisit të shkodranvet qi mos të jétë mbëkambë me bâmirsí të Republikës.
Burimi/Facebook/Pro Gegnishtes/ Florian Hoti


Leave a Reply