Në pamundësi për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt të gjitha urimeve, telefonatave dhe mesazheve që po më vijnë nga njerëz anembanë planetit, kudo ku ka shqiptarë, për fitoren e kombinimit të shkëlqyer VV – GUXO – PSHDK – ALTERNATIVA, dua t’ju them nga zemra: URIME EDHE JUVE!
Kjo është fitorja e referendumit të së dielës, më 28 dhjetor 2025, një fitore e madhe që i ktheu milionerët dhe zuzarët në shtëpitë e tyre dhe që kurrë më të mos shtiren si përfaqësues të shqiptarisë.
Fitoren e gëzofshin qytetarët e Republikës së Kosovës, së bashku me mua dhe me ju që besuat, punuat dhe qëndruat të palëkundur për ndryshim.
Zoti e bekoftë popullin tonë të Kosovës.
Zoti e bekoftë atdheun tonë të shtrenjtë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply