POEZI
Dolët me opinga
Nga sistemi komunistë
U bët politikan
U bët afaristë
Dolët me brekë të grisura
Si kau me një lëkurë
Pantallona doku
A me ngjyrë pëlhurë
Këmishën në javë e ndërronit
Në qafë rrinte si zhul
Si syt e ballit e ruanit
Të mos grisej a merte vulë
Me sapun Rrogozhine
I lanin gratë e gjora në govatë
Sintetike a të ardhura prej kine
I rrihnin me dru si lopatë
Hekur për të hekurosur
Rrallherë do të dëgjonit
Me rroba të zhupravitura
Në punë do të shkonit
Për hekur përdornin gratë
Rrobat nën jastëk i vinin
Palosnin rrobën e thatë
Paksa në forëm ti binin
Në jetën mizerje
Nga do të vinte përparimi
Nuk kish bagëti të therje
Mishin me tollon e njihëni
Bota me kompjuter
Ne, radio me vajguri
Bota flinte në sfunger
Ne, në jastk fier-guri
Radiot me autorizim
Vajguri me rracion
Ky qe fat i kombit tim
Në radhë do vije bidon
-!!-Dolët me opinga
Nga sistemi komunistë
U bët politikan
U bët afarist
Kaq shpejt u bëtë me vila
Shqipëtarët skan një apartament
Dyer e dritare me grila
Si po e shqyeni këtë vend
Portat e oborrit
I komandoni me pult
Vajti pulti në dorë të horrit
I ngritët vetes një kult
Me sherbëtore tek shtëpia
Tu laj këmbët e tu tundin
Të rroj populli e qeverria
Tua bëj sa më të ëmbël gjumin
Nga këmbët e zbathura
Tek këpucët firmato
Të grisura në të mbathura
Tek veshjet allabrato
Lekë keni fshehurë
Thasët keni mbushurë
Jetën e keni të mprehur
Nga peshë e tyre jeni krusurë
Mbi popullin primitivë
Ju qorra sundoni
O sylesha pasiv
Gënjeni sa të doni
“”AUTORI Riza Muçaj””
———
Shënim:
Politikani që tek këto opinga me brekë të grisura dhe u bë kaq i pasur në Kurris të këtij populli.
Burimi/Facebook


Leave a Reply