Eurydike ishte bija e Sirras dhe mbesa e Arrabeut Lynkest. Sirra ishte mbreti Penestit dhe një aktor i rëndësishëm në politikat Shqiptare në fund të shekullit të 5 PK. Sirra ju bashkua Arrabeut kundër rivalit të tyre Perdika, mbreti Arbroit (Albanoit) dhe Parthinit gjatë luftrave civile në Shqipëri për zotërimin e minierave të argjendit në Damastium afër Dibrës.
Aleanca me Lynkestët u çimentua me martesën e Sirras me bijën e Arrabeut, emri të cilës nuk dihet. Nga kjo lidhje lindi Eurydike, e cila më pas luajti një rol të rëndësishëm në politikat Maqedone, duke tërhequr vëmendjen e autorëve paragjykues Grek të cilët nuk e imagjinonin dot si një grua mund të ushtronte pushtet politik dhe ushtarak. Por Maqedonia si qëndra Pellazgjike ishte shoqëri feministe Homerike, ndryshe nga Greqia ku gratë skishin asnjë të drejtë dhe trajtoheshin si qënie inferiore. Gratë kishin aq shumë influencë në Shqipëri saqë lidhjet martesore paqësonin klanet ndërluftues. Rasti më i mirë është martesa e Amintas me Eurydiken që ndaloi luftrat civile në Shqipëri dhe ndryshoi krejt balancën e pushtetit në rajon.
Është interesante që e njëjta situatë politike çoi në ringjalljen e Maqedonisë nën Skënderbeun. Pra, Aminta mbreti Albanit/Parthinit/Enkeleit martohet me Eurydikën e Penestit (Pollogu) ashtu si Gjoni me Vojsavën, dhe nga këto martesa lindën përkatësisht Filipi dhe Skënderbeu, të cilët pastaj morën grua nga Epiri (Olimpia i pari, Donika i dyti) të bënin Shqipërinë superfuqi Ballkanike.
Këto paralele socio politik nuk ishin rastësi por vazhdimësi etnokulturore e të njëjtës dinasti mbretërore në sundim mbi fiset Maqedone dhe Epirote të Shqipërisë. Prandaj Skënderbeu njihej nga të gjithë si Mbreti Maqedonisë dhe Epirit dhe mbante simbole Maqedon/Epirot si Ylli Pellazg dhe Helmeta Bri-Dhie e Karanit legjendar.
Burimi/Facebook/Shqipëria Antike


Leave a Reply