Kanë qenë të shumta rastet në realitetin shqiptar, ku individë me integritet janë hequr nga puna padrejtësisht në kohën e qeverisë rilindase.
Nuk janë hequr nga puna se kanë vjedhur, as se kanë marrë rryshfet apo se kanë kryer veprime të pahijshme në zyrat e shtetit. Janë hequr nga puna se nuk i janë bindur urdhrave të çartura të patronazhisteve, të cilat partia që qeveris, i emëron në poste drejtuese në çdo institucion në vend.
Të gjendur përballë një shkresë format A4, ku përshkruhej pushimi i tyre nga puna, pa ndjekur asnjë procedurë dhe pa përshkruar asnjë arsye të qenësishme, i janë drejtuar gjykatës, për të rifituar të drejtën për t’u rikthyer në vendin e punës.
Në gjykatë,në shumicën e rasteve i është njohur veçse e drejta për t’u dëmshpërblyer me rrogat përkatëse dhe jo rikthim në vendin e punës.
Me pak fjalë, gjykatësi i ka njohur padrejtësinë që i është bërë , por nuk i ka njohur të drejtën për t’u rikthyer në vendin e punës, por vetëm të drejtën për t’u dëmshpërblyer me një numër të caktuar rrogash.
Belinda Balluku është zyrtarisht e pandehur nga SPAK-u dhe kryeministri refuzon ta shkarkojë dhe ajo vetë refuzon të dorëhiqet.
Dy shembujt e përshkruar më sipër, që përplasen në realitetin shqiptar, na shpien drejt një përfundimi të vetëm; Vjedhja të mban në detyrë, ndërsa ndershmëria të kthen në papunësi.
Post Scriptum- Në këtë rast vlen të citohet shprehja ” Ligji është për armiqtë. Interpretimi i tij është për miqtë”
Elona Caslli
Burimi/Facebook


Leave a Reply