Ky jeleku kadife,
Mbi këmishë të bardhë,
Dukesh lule menekshe,
Moj e bukura zanë .
Mandilen që ke në kokë,
Me ar ke qëndisur,
Lidhur bukur ato flokë,
Si nuse stolisir.
Sikur vjen nga Çameria,
Arome manxurane,
Ç’më kujtove perëndeshat,
Të bukurat çame.
Isha lutur perëndisë,
Për një vajzë kështu si ti,
E hollë e gjata si halë,
Larë e gjitha me flori.
Kur të pashë që vije shtruar,
Porsi dielli me je dukur,
As dhe Zoti me dy duar,
S’bëri dot më bukur.
Arjana Fetahu Gaba
Burimi/Facebook


Leave a Reply