VLEN u shfaq në skenë politike me pretendimin se ishte forca e “ndryshimit”, “pastërtisë” dhe “reformës”. Me zë të lartë e akuzoi dhe po e akuzon BDI-në se nuk ishte reformuar, dhe se mbante rreth vetes figura të komprometuara nga e kaluara politike.Por sot, më shumë se kurrë, VLEN po dëshmon se retorika e tyre ishte vetëm fasadë. Ata përdorën zhgënjimin e qytetarëve si trampolinë për pushtet,ndërsa,në praktikë,po bëjnë pikërisht atë që e kritikonin:
🔹 Po mbledhin ish-kuadro të BDI-së,
🔹 Po promovojnë njerëz që dikur i quanin “simbol i problemeve”,
🔹 Dhe po riprodhojnë të njëjtin model politik që premtuan se do ta ndryshonin.
Ky është një nivel hipokrizie që qytetarët nuk e meritojnë.
VLEN nuk mund të flasë për reformë ndërkohë që hap dyert për figura që publiku i ka lidhur për vite me praktika të vjetra politike. Nuk mund të pretendojë moral ndërkohë që grumbullon persona që vetë i kritikonte deri dje. Nuk mund të fshihet pas premtimeve, ndërkohë që sjell me vete po të njëjtën mentalitet që po thot se e ka lodhur elektoratin për dy dekada.
Në këtë mënyrë, VLEN nuk po e reformon skenën politike — po e riciklon.
Dhe riciklimi i së vjetrës nuk është reformë.
Nuk është ndryshim.
Nuk është shpresë.
Është thjesht një lojë politike,ku emrat ndryshojnë,por modeli mbetet i njëjtë.
VLEN sot po e humb legjitimitetin moral që pretendonte ta kishte.Sepse nuk mund ta luftosh një mentalitet,nëse e ke bërë pjesë të vetes.Nuk mund ta kritikosh BDI-në për figurat e saj,ndërkohë që vetë i vë në rresht,i promovon dhe i përdor për përfitime politike.
Në fund,VLEN nuk po e tradhton vetëm fjalën e vet —po tradhton besimin e qytetarëve që kërkuan ndryshim të vërtetë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply