Ca ditë të shkuara, me rastin e 22 marsit, më kanë dhuruar një grusht te hekurt dhe nje mal me shpifje përvëluese që, po t’i kisha imagjinuar para 22 marsit te vitit 1992, sot kushedi në ç’cep të botes do ia kisha mbathur.
Jo vetëm qe me kane goditur e fyer mercenarët dhe ish-miqte e mi, por pushteti as ka denjuar te behet i gjalle e te pyesë formalisht:
Si je me shëndet, Keko? Edhe mjekët me duhet t’i gjej vetë, mes atyre miqve që më duan.
Më kujtohet nje varg i Jevtushenkos qe thote perafersisht se edhe përpara Galileut kishte njerëz që e dinin se bota rrotullohet, por ata kishin fëmijel
E kuptoj se e gjithe bota ka halle dhe se ne pergjithësi i mat gjërat me metrin e saj.
I VDEKUR dhe ARMIK! Kjo është metamorfoza ime brenda dy vjetëve demokraci.
Gruaja ime … më shpjegon se kolegët e gazetës “Koha jonë” kanë gietur nje intervistë te Sali Berishës, të botuar me 2 tetor 1993, në gazetën e madhe holandeze “Holanda e lirë”, me një tirazh rreth 100.000 kopje, ku opozitarët, në te cilët bej pjesë edhe unë, quhen nga Berisha IDIOTE dhe BASTARDE! Nuk dua t’u besoj veshëve … por një nga miqtë e mi tund kokën pikëllueshem e me thote se gjithçka eshte e vërtetë
Mua më lidhet goja.
Vetëm këto dhurata per 22 mars nuk i kisha pritur kurrë! ARMIK, I VDEKUR, BASTARD, IDIOT.. Ne fakt, janë shumë.
Po t’u shtosh edhe ato të “RD”-së – “RRUGAÇ”, PIJANEC”, “BIZNESMEN I PAMORAISHEM” – une plotësaj kushtet ideale per t’u ekzekutuar në karrige elektrike.
Nga seria e medaljeve te fëlliqura që m’i ka akorduar Berisha, Arbnori, Meksi dhe PD-ja, më mungon vetëm ajo e SPIUNIT.
Eshtë 22 mars, festa e demokracise shqiptare; janë mbushur dy vjet nga fitorja madhështore,
Te gjithë i tremben 22 marsit ne ardhje, përvjetorit te tretë te demokracisë. Një Zot e di se si do te figurojmë pas një viti!
Dhëntë perëndia mos iu mbushte mëndja PD-së të na i faktojë ne gjyq akuzat që na ka hedhur mbi shpinë, se pastaj….
E ç’pastaj zeza, ma kthen e nervozuar gruaja. Thuaj rroftë 22 marsi, mbyll gojën dhe uro Zotin që shpëtove pa ndonjë sy të hequr!
I bindem! RROFTE 22 MARSI! ZOTI E BEKOFTE BERISHEN, MEKSIN, ARBNORIN, PD-në, RD-në dhe çdo organizate apo parti qe bekon Presidenti.
Ne gjoksin tim nuk ka më asnje gisht vend per te varur te tjera medalje te felliqura.
Teodor Keko, “Aleanca”- 29 mars 1994

Burimi/Facebook/Selim Kurti


Leave a Reply