Si përkthyes ndër vite në Danimarkë, kam përjetuar momente kur ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të kontrollohen emocionet përballë përjetimeve të dikujt që, me besim të plotë, rrëfen historinë e jetës së vet. Nga njëra anë, përkthyesi duhet të ruajë neutralitetin profesional dhe distancën emocionale; por nga ana tjetër, kur ekspozohesh ndaj tregimeve kaq të dhimbshme, si ai i fëmijës në fjalë, bëhet pothuajse e pamundur të mos prekesh. Prandaj e kuptoj shumë mirë pamundësinë e përkthyeses në Parlamentin Evropian, e cila u kaplua nga emocionet gjatë përkthimit.
Ja lajmi:👇
Të mërkurën, një djalë 11-vjeçar ukrainas u ul në bankën e dëshmitarëve në Parlamentin Evropian. Pranë tij ishte përkthyesi i tij.
Në vitin 2022, nëna e djalit u vra në një sulm rus ndaj një spitali në Ukrainën qendrore. Vetë djali qëndroi në koma për më shumë se 100 ditë dhe ka kaluar nëpër disa operacione.
– Ishte hera e fundit që e pashë nënën time dhe hera e fundit që munda t’i them lamtumirë, tregoi djali, në një moment kur përkthyesja u përlot dhe e pati të vështirë të vazhdonte detyrën e saj.
Djali 11-vjeçar ndau historinë e tij me ligjvënësit e BE-së gjatë shfaqjes së një filmi dokumentar për fëmijët ukrainas si viktima të luftës dhe të rrëmbimeve ruse.
https://nyheder.tv2.dk/…/tolk-broed-sammen-under-11…
Pregatitur dhe perkthyer nga Adnan Aliti – Danimarke
Burimi/Facebook


Leave a Reply