Z. Kurti, ne intervistën tuaj në kanal 10 thatë se i keni “bashkuar” shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Por, nëse e shikoni realitetin me sy hapur, do ta kuptoni se veprimet tuaja kanë prodhuar pikërisht të kundërtën :përçarje, konfuzion dhe një dobësim real të faktorit shqiptar qe per çdo ditë e ndjejmë ne kurrizin tonë. Me. Ndërhyrjet tuaja të vazhdueshme, keni ndihmuar që figurat e vjetra të ish – Bdi-së të futen sërish ne pushtet por ama kësaj here nën hijen e Mickovskit. Të prezantosh këtë si “bashkim” është të nënvlerësosh intelegjencene shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Dhe një gjë duhet thënë hapur :kur ju z. Kurti, protestonit ne rrugët e Prishtinës, kur minatorët ishin ne grevë urie dhe ju perballeshit me regjimin e kohës (Titos) disa prej tyre që sot paraqiten si “partnerë politikë” figura që sot sillen si mbrojtës të kombit, aso kohe shkruanin poezi për Titon dhe lavdëronin sistemin që i shtypte shqiptarët. Historia nuk fshihet vetëm pse ti i përmban apo ka ndryshuar flamurin politikë. Shumë prej nesh shohin qartë se kjo nuk ishe lëvizje për forcimin e shqiptarëve, por një manovër që riktheu ne pushtet po të njëjtin mentalitet të vjetër. Nuk mund të quhet “bashkim” kur rezultati ne qeveri dhe ne jetën e përditshme tregon ndryshe. Z. Kurti është e drejtë të keni opinionin tuaj, por është e padrejtë ti quani “unitet” rezultatet e veprimeve që ne terren kanë sjellë përçarje dhe dobësim. ATA meritojmë mbështetje të sinqertë sic bëmë NA dikur me Ju, dhe lëvizjen tuaj. NA meritojnë përfaqësim dinjitoz, meritojne transparencë dhe meritojmë të mos keqpërdoremi nga askushi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply