Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare njofton me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të znj. Elisabeta Katiaj, Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe një prej kontribueseve më të spikatura në zhvillimin e komunitetit tonë.
Znj. Katiaj u dallua si një zë i rëndësishëm dhe i besueshëm i diasporës shqiptare, duke shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të palëkundur. Ajo ishte një mbështetëse e fuqishme e grave dhe vajzave sipërmarrëse, si dhe një aktore kyçe në proceset e ndërkombëtarizimit të biznesit shqiptar. Kontributi i saj i vyer në nismat e Dhomës, veçanërisht në Samitin e Gruas së Diasporës, përbën një trashëgimi të çmuar që do të kujtohet gjatë.
Ikja e saj e parakohshme përbën një humbje të rëndë për familjen, kolegët, partnerët institucionalë dhe gjithë komunitetin e diasporës. Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare shpreh ngushëllimet më të sinqerta për bashkëshortin Dorin, fëmijët e tyre, familjarët dhe të gjithë të afërmit që po përballen me këtë moment të vështirë.
Znj. Elisabeta Katiaj do të mbetet në kujtesën tonë si një profesioniste e shkëlqyer, një lidere frymëzuese dhe një njeri me vlera të larta njerëzore.
Burimi/Facebook/Albanian News


Leave a Reply