Mund të harrojë sobën ndezur pa mendje sepse nxiton për punë. Pa mendje mund të dërgosh një mesazh në telefon tek dikush, ndërkohë që e kishe nisur për dikë tjetër. Pa mendje mund të bëhen shumë gjëra, veçse aktin e firmosjes së një dokumenti jo.
Firma e deputetëve të opozitës mund të ishte për këdo në atë listë përveç Endri Shabanit, i cili kishte marrë zotimin publik për të shembur sistemin, por paradoksalisht kërkon votën e deputetëve të sistemit për t’u futur në sistem. Me pak fjalë çmimi i kauzës së politikanit Endri Shabani për të ndryshuar realitetin shqiptar është posti i
” Avokatit të Popullit” dhe përfundimi që del nga kjo histori është: Sistemi është i keq kur unë jam jashtë tij. Sistemi është i mirë kur unë jam brenda tij.”
Deputetët e Opozitës kanë tërhequr firmat. A nuk do të ishte më mirë që mos të kishin firmosur?!
Unë besoj se po duke kujtuar fjalimet e Shabanit kundër opozitës. Kanë qenë aq të shpeshta ato fjalime kundër opozitës nga ana e Shabanit, sa dikush që e dëgjonte mund të mendonte se Shqipërinë e qeveris Opozita.
Sidoqoftë, nëse Shabani do të zgjidhet Avokat i Popullit, do të ketë votimin e plotë të Partisë Socialiste dhe këtu përmbyllet historia e politikanit të ri i cili valëviti flamurin e luftëtarit që nuk bënte kompromis me askënd dhe rezultoi se ishte veçse një njeri në pritje të një oferte rilindase.
Post Scriptum- Suksese !
Elona Caslli

Burimi/Facebook


Leave a Reply