Hipokrizia e tyre është aq e thellë sa arrijnë të shpallin “kriminale” figura që kanë vendosur fatet e shekullit, ndërsa fshehin nën qilim krimet, luftërat, kolonializmin dhe shkeljet e tyre të pafundme të të drejtave të njeriut.
Perëndimi e ka bërë zakon ta ndajë historinë sipas interesit të radhës. Kur një lider i fortë ka vendosur ekuilibrin global dhe ka mbajtur në shpinë peshën e një lufte që të tjerët nuk patën kurajon ta përballonin, atëherë e etiketojnë me fjalë të gatshme.
Kjo nuk është histori, është propagandë e paketuar si moral.
Gabimi historik është pikërisht ky, bota e sotme nuk analizon, por gjykon me paragjykime, nuk studion, por vendos etiketa; nuk kërkon të kuptojë realitetin e epokës, por e ngjyros sipas nevojës politike.
Nëse do të flasim për degjenerim, ai fillon pikërisht tek ata që flasin për liri, por ndërhyjnë në çdo shtet; flasin për paqe, por nxisin konflikte, flasin për demokraci, por mbajnë standarde të dyfishta sa herë që një vend apo figurë historike nuk i shërben më interesit të tyre.
Historia nuk duhet gjykuar me emocione të sotme, por me fakte, kontekste dhe të vërteta jo me moral të shpikur pas 80 vitesh.
Burimi/Facebook


Leave a Reply