(10 vjet më parë)
Lahutari Jonuz Dela,
Në emisionin “Ftesë në 5”:
-O lahutë, pse të ra vlera ?
Kush vallë po të pret në besë?!
Lahutari nga Malësia,
Këtij lajmi s’ i beson,
I perlotur si fëmia:
-Ç’ po ndodh me lahuten tonë?!
I merzitur në kët’ mbremje,
-Eh, -thotë, -loti po m’ “korit”,
Asnjëherë në jeten teme,
Ma ngusht’ vedin s’ e kam ditë…
Lahuta asht e Malësisë,
Asht e “moçme” nder legjenda,
UNESCO ia dha Serbisë,
Eh, ç’ na e mori “kalane” nga brenda…
-E them këtë, -thotë lahutari,
Per fat t’ keq, tek ne djallëzia,
Me shqiptarë, pa gjak shqiptari,
Nder shekuj ka vuajt Shqipnia…
Padrejtësisht, lavdinë ma more,
Duke i ra ndesh historisë,
Po xhubleta malësore,
Mos vallë i perket Serbisë ?
Xhamadan, çakçir, qeleshe,
Prej lahutës kurrë s’ janë nda,
Mos vallë edhe këto janë serbe,
O zot, ça asht kjo hata…!?
Asht e jona dhe s’ ka ndrysh’,
Të vertetat mos të fshehen,
Gjysh, stergjysh e katragjysh,
Si foshnjen e mbajten n’ prehen…
-Ç’ asht kjo padretësi e ndotun?!
Gjaku i shkonte e i vinte,
Të pranishmit të perlotun,
Çohen n’ kamë me duartrokitje…
Dëshperimi i lahutarit,
I tronditur nga kjo ngjarje,
Perkulet ndaj auditorit:
-Ah, ç’ më mbushët me frymëmarrje…
Drejtuesja e emisionit:
-Cili asht mendimi juaj ?
Pergjigja e lahutarit:
-Asht e jona, s’ asht e huaj.
Lahutari i Malësisë s’ Madhe,
Me të drejtë e dha mendimin:
Kerkon prej palës shqiptare,
UNESCO ta fshijë vendimin…
Fjalët me vend të lahutarit,
Me i dalë zot lahutës ”plakë”,
Ndjeshmëria e spektatorit,
Duartrokitjet “ndezen flakë”…
Asht e jona kjo vlerë kombëtare,
Këtu e shekuj më parë,
Edhe pse jo materiale,
Vlen më shumë se një thesar…
(Sot)
Lahutarit, nga përmallimi,
Andrra iu ba realitet,
I përlotur nga gëzimi:
Tash dua të “vdes” i qetë…
Vebi KURTAJ
Burimi/Facebook


Leave a Reply