Në fakt në shijet e mia të të lexuarit në gjininë e romanit zgjedh emra meshkuj për të lexuar,kryesisht të huaj por lexoj gjithmonë e shpesh dhe vepra të miqve të mi. Nuk mund ta lija dhe romanin e Bujanës pa e lexuar duke dashur të njohë më tej jetën e kësaj malsoreje që vjen para nesh me një shpirt human e me një personalitet dinjitoz që e konkretizon çdo ditë me punën dhe veprat e saj. Bija e një misionari të paqes,që gjithë jetën ja kushtoj njerëzve dhe problemeve të tyre që i sjell jeta shpesh kushtëzuar dhe nga rrethanat ndonjëherë. Mishërimi dhe vazhdimësia e veprës së tij janë tek jeta,përditshmëria,personi i Bujanës që e ka qëllim në vete.ta çoj deri në fund amanetin e babait. Por për të ardhur deri këtu ku ne e shohim sot ,një zonjë të madhe në kuptimin e plotë të fjalës,nuk ka qënë dhe aq e lehtë,por forca,energjia dhe dinjiteti që e ka karakterizuar gjithmonë,për të mos u dorëzuar,për të vazhduar,për tu ngritur dhe jo vetëm,por për t’ia dalë dhe triumfuar jo vetëm për veten ,por për gjithkënd e rrethon,gjithkënd që është në halle, probleme e I duhet ndihma e dikujt. E pra kjo është Bujana,që nuk e mposhtin hallet,vështirësitë për të përmbushur misionin ,për të dhënë maksimumin e saj për ata që kanë nevojë.. Ndoshta dhe nga ky mision, rruga që ajo ndjek duke qënë gjithmonë aty ku njerëzit kanë nevojë lind dhe ajo forca e madhe që nuk të lë të dorzohesh,sepse dëshira për tu gjendur njerëzve në halle është shumë herë.më.e madhe. Unë nuk mund të përshkuaj gjithë kalvarin e jetës që sjellë me një guxim të hekurt Bujana në romanin e saj,por nxjerrë e përforcoj mendimin tim për personalitetin e Bujanës. Bujana e dashur ti je shembulli që çdo grua duhet ta ndjekë,se si dhe një grua ka forcën të përballet e të mos ndalet dhe atëherë kur jeta i vihet kundër. Unë të uroj jetë të gjatë plot shëndet e zoti të bekoftë për gjithçka bën e gjithçka je. Mikja jote Manushaqe.


Burimi/Facebook/Manushaqe T Toromani


Leave a Reply