—Më falni, zotëri…
A e dini se ku mund të marr trenin për në një botë më të mirë?
Burri ngriti ngadalë shikimin.
Duart e tij janë të lodhura dhe sytë mbushur plot me kohë.
—Një botë më e mirë?
Dhe çfarë lloj bote do të ishte ajo, bija ime?
Ajo shtrëngon fort çantën e dorës, sikur të mbronte diçka të brishtë, dhe përgjigjet me zë të butë:
—Ajo për të cilën më tregoi gjyshja ime.
Një botë ku njerëzit ende kanë zemër.
Ku qielli është plot me zogj, jo me antena.
Ku njerëzit qeshin pa filtra, dashurohen pa maska.
Ku miqtë nuk zhduken, kur janë vërtet të nevojshëm…
por vijnë. Gjithmonë.
Plaku psherëtiu.
Ai ka atë buzëqeshjen e hidhur të dikujt që e di.
Pastaj vendos një dorë të ngrohtë dhe të lehtë mbi shpatullën e vajzës së vogël:
—Ai tren, e dashur…
nuk kalon më këtej.
Udhëtimi i tij i fundit ishte në zemrën e gjyshes tënde.
Por e di çfarë?
Ndoshta nuk është zhdukur kurrë.
Ndoshta thjesht po pret që dikush…që dikush si ti, të ribashkojë shinat.
Sepse ndonjëherë, botët më të mira nuk humbasin.
Ato bien në gjumë.
Dhe thjesht kanë nevojë për një shpirt të mirë…që t’i zgjojë…
Përktheu: Fatmir Shqarri…
Burimi/Facebook/Mësimi/Fatmir Shqarri


Leave a Reply