🛜Emri i tij ishte Sergei Krikalev, njeriu që u nis nga Toka si qytetar i Bashkimit Sovjetik dhe u kthye në një planet ku vendi i tij nuk ekzistonte më.
U ngrit nga Baikonuri në vjeshtën e vitit 1991, për një mision të thjeshtë, pesëmujor, në stacionin orbital Mir. Por ndërsa ai orbitonte Tokën, vetë Toka po shpërbëhej nën të.
♦️Republikat shpallnin pavarësinë njëra pas tjetrës. Grushti i shtetit, kaosi në Kremlin, kolapsi ekonomik. Një ditë, nga qendra e komandimit, ai mori mesazhin më absurd që mund të marrë një njeri në hapësirë:
“Vendi që të dërgoi lart nuk ekziston më. Nuk kemi para të të kthejmë.”
🔹Kishte një kapsulë shpëtimi, por zbritja e tij do të linte stacionin Mir të shkretohej dhe të binte në Tokë.
Ai zgjodhi të mos braktisë askënd. As mjetin, as misionin, as ëndrrën.
Qëndroi 311 ditë, i vetmuar, i lodhur, i dobësuar, por i palëkundur.
✅Kur u kthye më 25 mars 1992, u ul në një shtet të ri, në një botë të re, në një realitet të ri.
Uniforma e tij shkruante ende “CCCP”, ndërsa pasaportat poshtë tij tani shkruanin “Rusi” e “Kazakistan”.
Leningradi i tij tani quhej Shën Petersburg. Rroga e tij nuk vlente më as për një kilogram salçiçe.
Historia kishte ndryshuar.
Ai jo.
🔰Më pas u bë Hero i Rusisë, fluturoi me NASA-n, u bë njeriu i parë që hyri në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, dhe i fundit që u largua nga Mir, mbajtësi i fundit i ëndrrës së një perandorie të zhdukur.
🌍 Historia nuk ecën, por shpërthen
Historia duket sikur ecën ngadalë, si stacion orbital që rrotullohet pa bujë. Por në të vërtetë, ajo ka momente kur përshpejton aq shumë sa i lë popujt pa frymë.
Ashtu si Krikalevi u zgjua në një planet tjetër, edhe ne sot shohim kufij që lëvizin në kohë reale.
♦️Krimeja u aneksua brenda pak ditësh në 2014.
Rajone të Ukrainës u shpallën “të bashkuara” përmes një mbrëmjeje televizive.
Linjat kufitare rikthehen, zhduken, ridizenjohen, si të ishin kode në një ekran kompjuteri.
🌘Dikur duhej një shekull që një perandori të shembej. Sot mjafton një muaj.
Dikur duhej një epokë e tërë që një kufi të zhvendosej. Sot mjafton një konferencë e Kremlinit, një bombardim, një qendër votimi e improvizuar, një hartë e re.
Historia po përshpejton. Ka hyrë në orbitën e shpejtësisë së lartë.
Dhe si Krikalev, edhe popujt ndonjëherë zbresin mbi një tokë që s’e njohin më.
🌏Ndoshta ky është fati i epokës sonë:
të jetojmë në një botë ku harta ndryshon më shpejt se fotografia e pasaportës.
Dhe ndoshta mësimi i vetëm i vërtetë vjen nga kozmonauti i heshtur:
Diçka duhet t’i mbetemi besnikë, edhe kur bota rrotullohet më shpejt se ne.
Dhe nganjëherë, njeriu mbetet ai i fundit që ruan një ideal, një simbol, një flamur edhe kur të gjithë të tjerët e kanë lënë.
Sepse historia lëviz.
Por dinjiteti nuk duhet të lëvizë kurrë.
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply