Si ditë e parë e muajit, në pritje të datës 2…….
(Në vijim të negociatave)
Faktet thuhet se janë kokëforta.
Dispozitat ligjore edhe më shumë.
Në vijim të negociatave, në “kujtesë” të negociatorëve, po paraqes përpara Jush, parashikimet e dispozitave ligjore për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Sipas ligjit organik “Për Avokatin e Popullit” Nr.8454, datë 4.2.1999, plotësuar me ligjin nr.8600 datë 10.04.2000, ndryshuar me ligjin nr.9398, datë 12.05.2005, shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr.155/2014, datë 27.11.2014, në nenin 6 “Imuniteti dhe paga”, është sanksionuar se:
“…………..Avokati i Popullit gëzon imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Paga e tij barazohet me atë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.”,
ç`ka do të thotë se barazohet në status, me një anëtar të Gjykatës së Lartë.
Po vetë ligji për Statusin e Magjistratëve çfarë parashikon?
Sipas ligjit Nr. 96/2016, “ Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, (Shfuqizuar nene me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 34, datë 10.4.2017, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019, datë 18.7.2019, nr. 15/2020, datë 12.2.2020; nr. 149/2020, datë 17.12.2020; nr. 50/2021, datë 23.3.2021), në nenin 64, “Kohëzgjatja në detyrë e magjistratit” (shfuqizuar pika 5 me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 34, datë 10.4.2017, ndryshuar shkronja “c” e pikës 1, pika 4 dhe 5 me ligjin nr. 48/2019, datë 18.7.2019; ndryshuar shkronja “c” në pikën 1, ndryshuar pika 5 dhe 6 me ligjin nr. 50/2021, datë 23.3.2021), pika “2”, është parashikuar se:
“2. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë del në pension në moshën 70 vjeç. Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë i mbaron mandati kur mbush moshën 70 vjeç, pavarësisht nga vitet e ushtrimit të funksionit në këtë pozicion.”.
Pra, sipas dispozitave ligjore sanksionuar nga ligjvënësi, përsa kohë që Avokati i Popullit, gëzon statusin e Anëtarit të Gjykatës së Lartë (neni 6 i Ligjit Nr.8454, datë 4.2.1999, i ndryshuar), a mund të emërohet dikush që ka mbushur kufirin e lejuar të moshës, sipas përcaktimeve të nenit 64, pika 2 të ligjit Nr. 96/2016 të ndryshuar?
Këtë nuk e di, por qartazi do përbëje vepër penale dhe Ju e dini se mua “më hanë duart” për atë punë 😉
Në pritje të një vendimarrje nga negociatorët, i`u them:
Kujdes…….
Lexoni dhe zbatoni dispozitat ligjore siç duhet se, përgjegjësia penale, është personale.
Ja kshu kshu……
Më poshtë shihni parashikimet e dispozitave ligjore për këtë rast.





Burimi/Facebook


Leave a Reply