Sado i rëndë të jetë fakti, shteti nuk mund të sillet sikur po gjykon një të rritur të formuar, një kriminel të kalitur, apo një figurë të botës së krimit.Këtu flasim për një fëmijë, për një adoleshent që sipas çdo standardi ndërkombëtar konsiderohet i papjekur emocionalisht, psikologjikisht dhe juridikisht.Çfarë drejtësie është kjo që kërkon hakmarrje ndaj të miturve?
Si mund të kërkosh 25 vite burgim një jetë e tërë për dikë që ende nuk ka mbyllur fazën e zhvillimit kognitiv, që ende nuk ka përgjegjësi të plotë morale, që nuk e kupton plotësisht peshën e pasojave të veprimeve të tij?
Europa e ka të qartë..
Të miturit trajtohen me politikë rehabilitimi, jo me logjikë asgjësimi.
Qëllimi është riformimi, jo shkatërrimi.
Dënimi i rëndë i një fëmije është dështim i shtetit, jo zgjidhje.
Kjo qasje është antievropiane, antihumane dhe antijuridike.
Ajo shkel parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, shkel standardet e Këshillit të Europës dhe shkel çdo praktikë të vendeve të civilizuara që refuzojnë të dërgojnë fëmijët drejt varrezës së shpresave.
Një shtet që dënon një 14-vjeçar si kriminel të rritur nuk po kërkon drejtësi po kërkon dënim spektakolar, po kërkon kokë turku, po kërkon mbulim mediatik.
Drejtësia nuk ndërtohet duke flijuar fëmijët.
Drejtësia nuk ndërtohet duke i dhënë një të mituri një dënim që nuk ia jep as një mafiozi me 20 vite aktivitet.
Drejtësia nuk ndërtohet mbi barbarinë.
Nëse një fëmijë ka kryer një akt ekstrem, shteti duhet të pyesë
– ku dështoi familja?
– ku dështoi shoqëria?
– ku dështoi shkolla?
– ku dështoi sistemi i parandalimit?
Sepse një 14-vjeçar nuk lind vrasës, por bëhet viktimë e një zinxhiri dështimesh që nuk janë të tijat.
Dënimi 25-vjeçar për një të mitur nuk është drejtësi.
Është barbarizëm shtetëror me stemën e ligjit.
Në vend të rehabilitimit, i japin shkatërrim.
Në vend të riedukimit, i japin errësirë.
Në vend të një shansi për t’u kthyer në shoqëri, i japin një jetë të vdekur para se të fillojë.
Ky është momenti kur shoqëria duhet të ngrejë zërin…
mbroni fëmijët nga sistemi, jo sistemin nga fëmijët.
Burimi/Facebook


Leave a Reply