Atë ditë çdo gjë ndryshoj
malet u shkundën, dheu u shpi
vjeshta e tretë u kthye në pranverë
era e ftohtë e paradimrit, u kthye në puhizë…
*****
Duart e lirisë u zgjatën, me diellin u bashkuan,
fisniken shqipe dhe më lartë e ngritën
gjithësinë mbarë me cicërrima, zogjtë e zgjuan
re zezat ikën e Shqipërisë i lanë dritën.
*****
Muskujt ndënjur në shekuj, në dhimbje,
thërrmuan hallkat e rënda të skllavërisë
dheu tundej e gjakun e bijve shtrydhte,
mbretëresha Shqipe, hodhi tej rrobat e zisë.
*****
Zbritën si në valle iliridas e dardanë,
veshur kombëtarçe me tam tume e tupanë,
u lidhën dorë për dore si derdhjet e Drinave
me mirditor, kuksian e tropojanë,
*****
Prej Elbasanit, kërthizës së Shqipërisë,
me durrsakë, tiranas, korçar, gjirokastrit,
patriotë të veshur me fustanellat e Çamërisë
u mblodhën në kërthizë të Labërisë.
*****
Një ballkon i thjeshtë në mes të Vlorës.
u mbush me burrat, që do shkruanin historinë,
puthën e lartë ngritën, Ismail Qemali me shokë
gjakun e heronjve me shqipen, flamurin e pamvarsisë.
Urimet e mia për ditën e Flamurit e Festës së Pamvarsisë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply