Njoftim!! Vellezer Mazrrekas ju njoftoimë se diten e premte me daten 28 nëntor 2025 ora 10.00 të paradites “BIJT E MAZRREKUT” do mblidhen në kishen e Mazrrekut për të kujtuar paraardhësit tanë.
Ngritja e flamurit, 🇦🇱 në kishen-✝️ famullitare të Mazrrekut me 28 nëntor të vitit1912 nga Dom Loro Caka Shpathari se bashku me shum kryengritës Mazrrekas, Sheldisor dhe Vjerdhasor. Kjo datë përbën një ndër ngjarjet më të rëndësishme për historin e Mazrrekut legjendar.
Kisha e Shën Mhillit, në Mazrrek, ka kenë qendra famullitare e famullis së Mazrrekut dhe gjithashtu qela ka sherbyer edhe si shkollë kishtare që janë shkolluar dhe kanë bërë katikizem me dhjetra femij Mazrrekas.
Po në këtë kishë janë organizuar disa kuvende për çeshtjen kombëtare ,këtu u organizuan disa sulme dhe kryengritje për pavarsin e kombit tonë. Në këtë famulli kanë sherbyer disa klerik që kanë lënë gjurmë në historin kombëtare.
Shpresojmë që të mblidhen sa më shumë njerëz, do të ishte mirë që në këtë ceremoni festive të jetë i pranishem edhe famillitari që të hapet kisha e Mazrrekut dhe të kremtohet një meshë në nderim të të renve për liri dhe pamvarsi që sot ne të jetojme të lirë në trojet tona Iliro-Arbërore.
Jeni të mirpritur të vini në këtë ceremoni festive!
Ky flamurë është ruajtur në shtëpin e Gjon Zefit në Vjerdhë-https://www.facebook.com/share/p/1gBm5Cwj38/
Mazrreku Historik


Burimi/Facebook


Leave a Reply