Më 24 nëntor 2025, Partia Demokratike organizoi foltoren e dytë pas asaj historike të 17 nëntorit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pritshmëritë ishin të larta. Pas një tubimi që kishte sjellë mijëra njerëz dhe që u cilësua nga vetë kryedemokrati Sali Berisha si “fillimi i një revolucioni popullor”, të gjithë prisnim një valë edhe më të madhe, një demonstrim force që do t’i tregonte qeverisë se opozita po rritej çdo ditë e më shumë.
Por realiteti ishte ndryshe. Sheshi para stadiumit “Air Albania” u mbush, po, por jo aq sa prisnim. Fotot dhe videot flasin vetë: hapësira të mëdha bosh, turma më e rrallë se herën e kaluar, entuziazëm i kontrolluar. Nuk kishte atë valë njerëzish që e bën 17 nëntorin të dukej si një ditë historike. Pjesëmarrja, fatkeqësisht, sa vjen e pakësohet.
Doktor Berisha e quan ende “FOLTORE”. Fjala është e bukur, tingëllon madhështore, por kur sheh numrat, të vjen të pyesësh: sa “foltore” mund të quhet një tubim që bie nga java në javë? Ndoshta ka ardhur momenti të pranojmë se formati i tanishëm i ka shterur mundësitë. Njerëzit duan të shohin diçka më shumë se fjalime të gjata nga podiumi. Duhet aksion.
Unë jam një prej atyre që jam lodhur duke dëgjuar premtime për “çlirim kombëtar” pa u shoqëruar me veprime konkrete që krijojnë presion real te qeveria. Një protestë që mbaron me duartrokitje dhe këngë partizane nuk i bën përshtypje askujt më në kryeministri. Mediat ndërkombëtare i injorojnë krejtësisht. Për të hyrë në BBC, CNN apo Le Monde duhet diçka që digjet, që bllokohet, që krijon kaos vizual. Goma që digjen, barrikada, tym najlonë – e di që tingëllon radikale, por kjo është gjuhë që kuptohet në çdo kryeqytet të botës kur një opozitë do të thotë “ne jemi seriozë”.
Në Shqipëri kemi frikë nga kjo gjuhë. E quajmë “dhunë”. Por në Francë quhet “mardi jaune”, në Gjeorgji 2003-shi, në Ukrainë 2014-ën, në Serbi 2000-ën – të gjitha filluan me gom
Burimi/Derguar nga Autorja


Leave a Reply