1.Spaku u krijua,u votu,u mbështet,u financu, u reklamu, dhe sot u vu nën presion,u shantazhu,humbi besimin, ndershmërinë nga politika shqiptare.
2.Politika nuk ka të drejtë të flas për drejtësinë ,kur është zhytur në korrupsion, pabesi, mashtrim ,intriga, tradhëti kombetare,shpopullim dhe shkelje të interesava kombetare.
3.A besohet sot politika dhe politikanët se kanë të drejtë përballë drejtësisë,kur populli po vuan në kurriz padrejtësitë reale të këtyre viteve.
4.Spaku ( apo drejtësia e munguar) duhet të ndëshkojnë çdo politikan ,me prova dhe fakte ,me konfiskim pasurie që secili ka abuzu me taksat dhe paratë e popullit të varfër.
5.Politikanët duhet të mësohen,edukohen, ndergjegjësohen ,se korrupsioni është armiku kryesor i demokracisë dhe jetës përditshme të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
6.Institucionet e drejtësisë nuk janë dhe as nuk duhet të jënë biznesmen me të drejtën dhe karriget e drejtësisë.
7.Drejtësia e korruptuar prodhon klasë politike të korruptuar ,mafie, krim ,vrasje ,tjetërsim pronash dhe padrejtësi me jetën.
8.Qytetarët e këtij vendi të varfur ,por shumë të zhgënjyer duan drejtësi për këdo që ka shkelur mbi korrupsionin dhe pasurimin e padrejtë permes posteve politike.
9.Dënimet dhe vuajtet janë pjesë e jetës dhe secili nga ne duhet të jetë pregatitur,por kur kjo vjen nga pasurimi politik askush nga ne nuk duhet të shqetësohet.
10.Kupola politike duhet të bindet,se çdo fillim ka edhe fundin e tij ,me të mira dhe këqija ,me dëshirë apo pa dëshirë,me rrisk apo dhe pak vuajtje.
Jeta pa të drejtën është e vështirë dhe të gjithë ne duhet të kemi durim dhe besim.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply