Publike/ URDHRI I STOMATOLOGUT SHQIPTARË!
Dr.Nikoll Deda, drejtuesi korrekt në betimin e Hipokratit
***
Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë informon të gjithë anëtarët se çështja gjyqësore e iniciuar nga shtetasi Almiro Gurakuqi ndaj Urdhrit dhe organeve të tij ka përfunduar përfundimisht në dy shkallë gjykimi.
Pas shqyrtimit të plotë të padisë dhe pretendimeve të paraqitura, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1000, datë 07.04.2021, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesë-padisë së paditësit Almiro Gurakuqi, si të pabazuar në ligj dhe në prova;
2. Heqjen e masës së sigurimit padie të vendosur më datë 07.02.2020;
3. Ngarkimin e paditësit me shpenzimet gjyqësore.
Ky vendim u ankua nga paditësi në Gjykatën Administrative të Apelit, e cila me vendimin e datës 12.11.2025:
✔ La në fuqi plotësisht vendimin nr. 1000/2021 të Shkallës së Parë;
✔ Rrëzoi të gjitha pretendimet e palës paditëse;
✔ Konfirmoi përfundimisht vlefshmërinë e plotë të vendimit të themelit.
Për pasojë, vendimi nr. 1000, datë 07.04.2021 është tashmë vendim i formës së prerë, dhe konkluzionet e tij janë detyruese për të gjitha palët dhe institucionet.
⸻
🟩 Çfarë do të thotë ky vendim për anëtarësinë:
• Organeve të Urdhrit u njihet përfundimisht ligjshmëria e veprimtarisë së tyre.
• Asnjë masë bllokuese ose pezulluese nuk ekziston ndaj veprimtarive statutore.
• Të gjitha aktet, procedurat dhe vendimmarrjet e organeve të USSH kanë qenë dhe mbeten plotësisht të vlefshme.
• Institucioni vazhdon normalisht ushtrimin e funksioneve të tij ligjore dhe statutore.
⸻
Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë falënderon të gjithë anëtarët për durimin, besimin dhe solidaritetin e treguar gjatë kësaj periudhe të gjatë sfidash administrative e gjyqësore.
Institucioni vijon misionin e tij:
të garantojë standardet më të larta profesionale dhe etike në stomatologjinë shqiptare
Burimi/Facebook/Gazeta Nikaj-Mërtur Faqja Zyrtare


Leave a Reply