Eden Dani është një yll i ri i Shkodrës që do të shkëlqejë kudo në skenat e këngës.
Vajza shkodrane që në performancën e parë mahniti jurinë e “X Factor Kids Albania”.
Eden qartazi ka siguruar finalen me zërin e saj të mrekullueshëm ndërsa është një prej pretendenteve kryesore për ta fituar.
Eden Dani është mbesa e Elhaida Danit që duket se do të vijojë të trashëgojë zërin potent si dhe të ndjekë rrugën e artit brenda familjes.
Juria dha vlerësimet maksimale për Eden Danin duke e cilësuar si një prej zërave më të mirë dhe konkurenteve më të forta, e denjë për çmimin e madh.
Shkodra tregon edhe njëherë se është një burim i pashterrshëm talentesh në art.
Përveç Eden Danit konkurojnë edhe zëra të tjerë shumë të mirë nga Shkodra si Jasemin Çaku që po ashtu është një vajzë e talentuar që goditi me performancën e saj që në prezencën e parë.
Ashtu si vitet e kaluara të X Factor për të rritur ku dominuan konkurentët nga Shkodra, edhe tek fëmijët duket se do të ndodh e njëjta gjë.
Me shumë siguri çmimi i madh do të vijë në Shkodër edhe tek “X Factor Kids”.




Burimi/Facebook/Shkodra Live


Leave a Reply