“Ata që vullnetarisht ia japin pushtetin një tirani, nuk duhet të çuditen nëse ai më në fund do të kthehet kundër tyre.” Ezopi [*]
Ky citat nga Ezopi është një paralajmërim politik për rreziqet e dhënies me dëshirë të pushtetit një figure autoritare politike dhe jo vetëm. Ai paralajmëron se individët ose grupe të caktuara shoqërore që mbështesin ngritjen e një tirani, duke shpresuar të përfitojnë prej tij ose duke besuar se do të përjashtohen nga sundimi i tyre, nuk duhet të habiten kur e njëjta fuqi shtypëse një ditë të përdoret kundër tyre. Tirania, nga natyra e saj, kërkon kontroll absolut dhe në fund të fundit do të kthehet kundër kujtdo, përfshirë dhe mbështetësit e saj fillestarë, vetëm e vetëm për të ruajtur dhe zgjeruar autoritetin e saj.
…………
[*] Ezopi, ishte një poet i lashtë antik, i cili jetoi afërsisht në vitet 620 – 564 p.e.s. Fabulat e tij janë botuar në anglisht që nga viti 1484 dhe përmbajnë shumë mësime morale. Edhe pse tani konsiderohen si tregime për fëmijë, besohet se ato janë shkruar si kritika të maskuara sociale dhe politike. Cilado qoftë origjina e tyre, tregimet dhe morali i tyre janë shumë të njohura për lexuesit e të gjitha moshave.
Burimi/Facebook


Leave a Reply