Se sot njeriu ka gjithçka, veç besim s’ka ma –
as n’Zot, as n’gjak, as n’njerz. 🙏
A kujtoni prind e gjyshnit tuej?
Sa mirësi kishin në shpirt, sa nder në fjalë,
sa vlerë kish miqësia e jo pasunia!
Kush flet keq për tjetrin mendon se rritet,
por në t’vërtet jeton kot –
se shpirt i keq s’ngrihet kurrë!
Kemi harru me kenë njerz!
Sot veç kur na vjen keq, hapim veshët…
Kur tjetri gëzohet, largohena,
si me na djegë gëzimi i tij. Zemrat janë ftohë, fjalët janë bâ helm,
e qetësia ka ikë prej familjeve.
Veç fjala e mirë, veç mirësia,
veç zemra e pastër sjell paqe e jetë!
Na jemi krijue me ndërtu ura,
jo me ngritë mure që na ndajnë!
Kush mban zemër t’keqe,
von a herët e sheh – se e keqja kthehet mbrapa.
Lekët pa zemër s’kanë vlerë,
janë si gurë n’nji zemër t’ftohtë…
Buzëqeshjet sot janë maska,
e njerëzit luajnë teatrin e shpirtit t’thatë.
Shpirtnat janë zbrasë, janë nxí –
veç lekut i bajn temena,
si me thanë do ta marrin me vete n’varr!
Por kur t’bie halli me shëndet – ku janë milionat atëherë?
Asgja s’vlen pa dashni, pa shpirt, pa njeri!
Zgjoni zemrat!
Jepni mirësi, se veç ajo ju kthen bekim!
Jeta asht e bukur, por e shkurtë –
prandej doni e gzoni me shpirt, sa frymoni!
Burimi/Facebook


Leave a Reply