Transgjinorja Luana Myrto ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj personale në emisionin “Opinion”, duke përshkruar përvojat e vështira që ka përjetuar si minorene në kontakt me përfaqësues të komunitetit LGBTQ+ në Shqipëri.
Deklaratat e saj vijnë pas një interviste të mëparshme, ku Myrto denoncoi presionin për të nisur tranzicionin hormonal në moshë të mitur, duke e cilësuar veten “viktimë të një ideologjie që synon të miturit për përfitime financiare”.
Ajo tregon se gjithçka nisi në moshën 14-vjeçare: “Më nxorën në televizion, më vunë paruke e taka dhe më shtynë të deklarohem publikisht, ndonëse isha ende në pasiguri me veten,” tha ajo.
Luana shton se hyri në një qendër strehimi me qëllim ndjekjen e shkollës, por u përball me kushte të papërshtatshme: “Më vendosën në një ambient +18, me katër meshkuj që kryenin marrëdhënie para meje. Më vonë më transferuan në një dhomë me një person me probleme mendore. Premtuan arsim, por nuk mbajtën asnjë fjalë.”
Në dëshminë e saj, ajo përmend edhe kontaktet me aktivisten Xheni Karaj, duke pohuar se “familja u mashtrua me premtime për ndihmë dhe arsimim, që nuk u realizuan”.
Sipas Myrtos, presioni për të nisur terapinë hormonale ishte i vazhdueshëm dhe u bë pa dijeninë e prindërve: “Më bindën se kisha lindur në trupin e gabuar dhe se nuk mund të isha grua pa hormone. Sot e kuptoj që ajo nuk ishte zgjedhja ime e lirë.”
Ajo e quan këtë përvojë një formë abuzimi ndaj të miturve dhe kërkon që institucionet të mbrojnë fëmijët nga çdo lloj ndikimi të tillë.
Burimi/Facebook/Realiteti Post


Leave a Reply