Toka e familjes Laçej, ku ndodhej shtëpia e tyre dhe ku sot gjenden Banka dhe Hoteli “Rozafa”, dikur ishte një bahçe e madhe familjare. Në anën tjetër ndodhej toka e vakufit. Kjo pronë, e grabitur fillimisht nga regjimi komunist dhe më pas e uzurpuar nga individë të mbështetur nga pushtetet e pas ’90-ës, mbetet ende e pa kthyer tek të ligjshmit e saj. Edhe pse familja ka fituar disa gjyqe, shteti nuk ua dorëzon pronën, përkundrazi lejon ndërtime të reja në të. Ky është një akt i hapur padrejtësie dhe grabitjeje.
Burimi/Facebook/Realiteti Post


Leave a Reply