Kujt i kishte shkuar mendja se hundleshi i Ramës do ishte Bela
Kujtuan se Saimir Tahiti do ishte, po ai uli kokën.
Pastaj mbase Lefter Koka, po hiç.
Po Gjush Dako, se ky ka edhe të fortë nga pas, as ai s’i bëri dot gjë.
E mirë, Ilir Beqja nuk është kockë e lehtë…e rrasi brenda edhe atë dy metra burrë e gjemb në këmbë s’i hyri.
Po ja do ia sjellë ngushtë Erion Veliaj…iluzion, iku si qingj në qeli.
Derisa erdhi rasti i Belës, që shqiptarët normalë, por edhe këto mbeturinat që e adhurojnë, të kuptojnë se ajo paska qenë hundëleshi i tij.
Kujt i shkonte mendja që një vigan që ka palosur kushedi sa gra, t’i vijë poshtërimi pikërisht nga një grua.
I ndryshëm nga të parët, nëse Tahiri, Dako, Koka, Veliaj, Bllako, Beqja…nuk kishin tall me Ramën pas krahëve, por pranuan nënshtrimin. Rasti i saj qe krejt tjetër.
Bela e zvogëlon liderin global nëpër biseda me vartësit e saj, sikur me qenë duke folë për një barbon.
I thërret jo pallosh i gjatë, e jo kështu e ashtu.
Dhe, ajo edhe pse mori akuzën nuk mori masë nga SPAK-u partisë.
Po nuk mbaron këtu, me gjithë këto, i shkon çdo ditë në zyrën ngjitur Edi Ramës si cube, vijon aktivitetin dëndur në rrjetet sociale, poston lajme për buxhetin më shumë se ministri i financave, sa po krijon për ditë e më shumë se vendi ka tashmë dy kryeministra, një burrë pallosh dhe një grua cube.
p.s- Kjo shkon edhe me këtë ligjin e ri për barazinë gjinore që miratuam për hatër të Gonzatos.
Burimi/Facebook


Leave a Reply