Vendosi ta bënte këtë kur Nëna ime u nis për në udhëtimin e saj pa kthim. Atëherë e kuptoi se të rrinte atje, pa ne vajzat do të ishte tepër e vështirë. Me kalimin e viteve, nisi të mësohej me të përditshmen këtu… Uleshim shpesh në kafene apo në lulishten e qendrës në Bergamo dhe ndanim kujtimet për mamin. Shikoja atë njeri të fortë e plot kurajë, që ishte heroi im, të mbushte sytë me lot, të ngashërehej…Më tregonte shpesh për vitet e punës, kujtimet me pacientët, vështirësitë e profesionit si mjek. Shpesh mendoja se ai jetonte në Itali, por shpirtin e kishte atje tek vendlindja, tek pemët, livadhet e fëmijërisë, tek bukuria dhe sfidat në shërimin e pacientëve. Më mungojnë shumë bisedat me të… Bashkë flisnim me orë të tëra për letërsinë, për planet e mia krijuese. Askush nuk më dëgjon ashtu si më dëgjonte ai. Nëse nuk do të ishte përkrahja, dora e tij që më drejtonte në atë rrugëtim të gjatë, plot pengesa, vështirësi, kurthe shqiptare, unë nuk do të gjendesha kurrë në këtë segment rruge. Kam shkruar për prindërit me qindra poezi dhe do të vazhdoj ta bëj derisa të kem frymë. Ju ftoj të dëgjoni vargjet e mia në këngën më të re: “Në shpirtin tim bie shi” në kujtim të babait tim të shtrenjtë dhe të gjithë atyre që nuk janë jetojnë më.
Ju ftoj të regjistroheni në kanalin tim në Yotube.
https://www.youtube.com/@paroliera
° Mio padre non voleva lasciare l’Albania, gli sembrava un’idea inaccettabile. Decise di farlo quando mia madre partì per il suo viaggio di non ritorno. Allora si rese conto che restare lì, senza noi figlie, sarebbe stato difficile. Col passare degli anni, iniziò ad abituarsi alla vita quotidiana in Italia… Ci sedevamo ai bar o nel giardino del centro di Bergamo e condividevamo i ricordi di mia madre. Guardavo quell’uomo forte e coraggioso, il mio eroe, che si riempiva gli occhi di lacrime… Mi raccontava spesso dei suoi anni di lavoro, dei ricordi con i pazienti, delle sfide della sua professione di medico. Spesso pensavo che lui viveva in Italia, ma la sua anima era lì, nel suo luogo di nascita, negli alberi, nei prati della sua infanzia, nella bellezza e nelle sfide della cura dei pazienti. Mi mancano così tanto le conversazioni con lui… Noi due parlavamo per ore di letteratura e dei miei progetti di scrittura. Nessuno mi ascolta come faceva lui. Se non fosse stato per il suo sostegno, per la sua mano che mi guidava in quel lungo viaggio, pieno di ostacoli, difficoltà e trappole, non mi troverei mai su questo tratto di strada. Ho scritto centinaia di poesie per i miei genitori e continuerò a farlo finché avrò fiato. Vi invito ad ascoltare i versi della mia ultima canzone: “Nella mia anima piove” in memoria del mio caro papà e di tutti coloro che non ci sono più.
Vi invito anche a iscrivervi al mio canale YouTube.
https://www.youtube.com/@paroliera
Burimi/Facebook


Leave a Reply