Veliaj do të ketë mundësi tashmë ti bëjë presion SPAK-ut dhe GJKO-së për të kërkuar lirimin e tij, me pretekstin se i duhet të jetë në detyrë. Ky sukses u arrit falë sulmeve agresive të njerëzve të Veliajt, opozitës dhe mediave, të cilat në kor përgatitën klimën e duhur për këtë poshtërsi.
Sipas këtij vendimi, ligji për pushtetin vendor, që mundëson shkarkimin e kryetarit të bashkisë kur mungon 3 muaj në detyrë, është antikushtetues. Kryetarët e Bashkive mund të shkarkohen vetëm kur kryejnë shkelje të rënda të ligjit dhe kushtetutës. Sado krime të rënda të ketë bërë, një kryetar bashkie nuk mund të shkarkohet me asnjë mjet dhe mbetet në detyrë deri në fund të mandatit.
Pra, edhe nëse Kryetari i Bashkisë nxjerr koburen dhe vret përfaqësuesit e opozitës në ditën e parë të mbledhjes së këshillit bashkiak, ai mund të hetohet për krimin, por mbetet në detyrë deri në fund të mandatit, pasi shkarkimi i tij është antikushtetues.
Tani na mbetet vetëm të mbajmë Veliajn edhe dy vjet të tjera dhe të sanksionojmë precedentin e tij për cdo hajdut tjetër në hetim!
Burimi/Facebook


Leave a Reply