E ndoqa dje Live ndeshjen e futbollit Flamurtari -Elbasani e vlefshme per Superligen e Shqiperise.
Une si njeri i hershem i sportit nuk di e as mbaj mend ndonje lloj historie as te djeshme e as te sotme armiqesie mes dy qyteteve , klubeve, ekipeve, tifozerive etj etj.
Mbaj mend se vite me pare Flamurtari fitonte pikerisht ne Elbasan- kupen e Shqiperise ne finale ndaj Partizanit…dhe duartrokitej nga vendasit…sikurse Elbasani nuk mundej dot as ne Vlore ne 1984 e shpallej kampion i Shqiperise e vlonjatet i thonin hallall…Bravo…e meriton.
Ndaj u cudita shume per gjithe ate lloj mllefi, rrugacerie, dhune e armiqesie vlonjate kunder elbasanasve ne ndeshjen e tyre te Superliges ne 3 nentor 2025 luajtur ne Vlore ne kushte komode e ne nje stadium ku tashme ke vertet qejf te luash.
Nisi me fishekzjarre pa fund nga vendasit e re tymi…qe cuan ne shtyrjen e fillimit te ndeshjes me disa minuta vonese .
Qe ketu fillon anomalia e gabimi…pasi mjetet piroteknike jane rreptesisht te ndaluara ne stadium me rregullore pasi perbejne rrezik jete per futbollistet ne fushe por edhe per vete tifozet ne tribuna.
Dhe kjo histori – fishekzjarresh e flakadanesh u perserit disa here e kerkushi nuk tha gje e jo me te bente perpjekje qe ta ndalonte.
Pa nisur ende mire takimi….ne korr tifozeria vendase nisi te shaje me fjalor ultra banal Elbasanin e elbasanasit…lojtaret e tifozet e tyre…ani pse ata qe shanin kishin ulur prane vehtes se tyre, grate, nenat, vajzat e motrat e tyre….
Pastaj ju kthyen lojtarit elbasanas Xh.Lajthia e si lane rob shtepie pa i share …ne korr e non stop.
E mekati i vetem i lojtarit elbasanas ishte se…luajti futboll , ishte shume korrekt ne fushe, shenoi golin e vetem te ndeshjes e i dha fitoren e 3 piket skuadres mike.
Me pas tifozeria vlonjate e pa kenaqur me lojtaret e saj e sidomos me humbjen ne fushe te vet…ju kthye e si la gje pa share arbitrit Doda …i cili sipas meje gjykoi gati ne kufijte e perfektes…dhe nuk ju pati vlonjateve asnje lloj faj ne humbjen e tyre.
Brenda fushes se lojes gjithcka qe korrekte po ashtu edhe ne pankinat perkatese e mes stafeve respektive.
Vecoj provokimet e here pas hereshme te kapitenit te Flamurtarit – Trashi si ndaj arbitrit ( i cili e duroi me shume se sa duhej ) po ashtu edhe ndaj vete ambientit sportiv e tifozerive perkatese…sikurse njejte veproi ne disa raste edhe futbollisti tjeter vlonjat V.Murataj .
Imagjinoni…ne fund te ndeshjes del ky Cubi Trashi… e kerkon ti pengoje futbollistet miq qe te festonin fitoren me tifozerine e tyre (?????)..
Ajo c’ ka ngjau pas ndeshjes meriton te quhet me plot gojen vandalizem, dhune, rrugaceri e huliganizem…
Ku tifozeria vendase u perlesh deri edhe me policine e cila me forca te shumta kerkonte te pengonte nje perplasje te dhuneshme masive mes dy tifozerive…dhe fale zotit policia ja doli e bravo i qofte qe e pengoi tragjedine.
Por asesi eshte e pa faleshme dhe plotesisht e denueshme sjellja skandaloze e disa tifozeve elbasanas te cilet gjate kohes qe ishin te ngujuar ne stadium nen mbrojtjen e policise per te shmangur perplasjen me tifozerine vendase…thyen e shkaterruan gjithcka ne stadiumin e rinovuar te Vlores …stola e cu dolen perpara …duke vene dore kesisoj mbi pasurine publike…por edhe private te tjeterkujt.
Stadiumi i rinovuar i Vlores ka kamera…ndaj policia urgjentisht ti identifikoje vandalet, ti ndaloje, ti denoje e ti detyroje te shlyejne demin e shkaktuar financiar.
Se fundi …kujtoj se kur u inagurua rinovimi i stadiumit te Vlores …Presidenti i Flamurtarit – S.Idrizi deklaroi se…ne Vlore nuk do degjohen kurre me te shara e fjalor banal…pasi stadiumi eshte i paisur me te tille foni…sa kur tifozet te acarohen..e te nisin te shajne e ofendojne ne korr …ne do leshojme muzike ne menyre qe te mos degjohen sharjet e ofendimet e tyre…( ???)
C’ u be dje me fonine tende moderne o Sinan…apo i kishin rene baterite…
Edhe dje Duka e FSHF ta kishin fajin…
E gjitha c’ ka ndodhi dje gjate e pas ndeshjes Flamurtari – Elbasani sipas meje jo vetem qe ishte shume e turpeshme dhe totalisht e denueshme …por i ve pa drejtesisht edhe nje njolle te madhe turpi historise se ketij qyteti e klubit te famshem ne historine e futbollit shqiptar Flamurtarit.
Sinqerisht pres nga ju vlonjate, vecmas nga ju njerez te sportit e te qytetarise qe … sa pa ju denuar ende federata e komisioni i saj perkates …te jeni ju te paret qe ta denoni publikisht gjithe ate lloj rrugacerie pa asnje shkak qe e beri aq pis qytetin tuaj, futbollin tuaj e Flamurtarin tuaj te zemres…
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply